Sot Instituti për Shëndet Publik regjistroi 185 pacientë të shëruar nga coronavirusi.

Nga Ministria e Shëndetësisë bëjnë të ditur se 98 janë nga Shkupi, 17 nga Kumanova, 25 nga Shtipi, 8 nga Manastiri, 15 nga Gostivari, 2 nga Radovishi, 1 Probishtip, 12 Sveti Nikole, 3 Kërçovë dhe 4 Resnjë, njofton Telegrafi Maqedoni.

Përveç të shëruarve, Ministria e Shëndetësisë njoftoi edhe për 4 pacientë të vdekur. Një pacient është nga Shkupi (77), një nga Kërçva (72), një nga Shtipi (58) dhe një nga Manastiri (70).

Regjistrohen 166 raste të reja me COVID-19 në Maqedoni Regjistrohen 166 raste të reja me COVID-19 në Maqedoni

Momentalisht numri i të diagnostifikuarve në Maqedoninë e Veriut që nga fillimi i epidemisë është 11.054. Prej tyre 6.882 pacientë janë shëruare, dhe 497 kanë humbur jetën. Maqedonia ka 3.675 raste aktive./Telegrafi/