LAJMI I FUNDIT:

Neymar: Anglia nuk është e fortë

Neymar: Anglia nuk është e fortë

Sulmuesi i Brazilit, Neymar, ka deklaruar para miqësores ndaj Anglisë se nuk e sheh kombëtaren ishullore si një prej pretendentëve serioz për Botërorin, Brazili 2014.

Sulmuesi i Santosit që e feston sot ditëlindjen ashtu sikurse Cristiano Ronaldo, nuk beson se Anglia ka potencial për t’i bërë konkurrencë ekipeve si Brazili apo Spanja.

“Anglia është ekip i mirë me lojtarë shumë të mirë, por nuk i shoh ata si rivalë për ne në Botërorin e radhës”.


“Ata kanë lojtarë të mirë, por mendoni se ata janë sikur Spanja dhe Argjentina? Unë jo. Mendoj se ata varen nga Rooney”.

“Te Brazili kemi shumë lojtarë që mund ta fitojnë një ndeshje. Te Argjentina njëjtë, nëse jo Messi, ata e kanë Agueron dhe Tevezin, kurse te Spanja janë Xavi, Iniesta dhe Villa. Pos Rooneyt, nuk shoh ndonjë lojtar tjetër që mund të vendosë një ndeshje te Anglia”, ka thënë Neymar për Daily Mail. /Telegrafi/