LAJMI I FUNDIT:

Netanyahu hedh poshtë mundësinë e dorëheqjes

Netanyahu hedh poshtë mundësinë e dorëheqjes

Policia izraelite i rekomandoi sot gjykatës për të fajësuar për korrupsion, mashtrim dhe abuzim me detyrën kryeministrin Benjamin Netanyahu, i cili kërkoi sërish pafajësinë dhe përjashtoi mundësinë e dorëheqjes.

Vendimi për të hetuar zyrtarisht, Netanyahu, 68 vjeç varet tashmë nga prokurori i përgjithshëm Avishaï Mandelblit.

Në një deklaratë policia njoftoi se ekzistonin prova të mjaftueshme kundër kryeministrit me akuzën për pranim të ryshfeteve, për mashtrim dhe abuzim me detyrën në dy çështje që kanë kërkuar dy vite hetim.

Gjatë një interviste televizive dhënë sot në mbrëmje, Benjamin Netanyahu hodhi poshtë akuzat e policisë dhe përjashtoi mundësinë e dorëheqjes. /kp/Telegrafi/