LAJMI I FUNDIT:

Nesër vazhdojnë seancat e papërfunduara të Kuvendit të Kosovës

Nesër vazhdojnë seancat e papërfunduara të Kuvendit të Kosovës

Kryesia e Kuvendit të Republikës së Kosovës sot ka vendosur që të martën, më 4 dhjetor, të vazhdojë seanca plenare e Kuvendit, me pikat e papërfunduara më 13 shtator, 18, 31 tetor, 2, 7 dhe 23 nëntor, si dhe seanca tjetër, po ashtu me pikat e papërfunduara më 23 nëntor 2018.

Për herë të parë do të shqyrtohen edhe tri projektligje të tjera: ai për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Këshillin Ekonomiko-Social, Projektligji për produktet biocide dhe Projektligji për Odën e Arkitektëve dhe Odën e Inxhinierëve në fushën e ndërtimit.


Në vazhdim, do të bëhet shqyrtimi i dytë i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për familjen.

Kuvendi do të vazhdojë punimet me shqyrtimin e raportit të Auditimit për pasqyrat vjetore financiare të Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sporteve për vitin 2017, raportin për gjendjen e mjedisit në Kosovë për vitin 2017, emërimin e një anëtari të Bordit të Radiotelevizionit të Kosovës dhe zgjedhjen e një anëtari të Komisionit të Pavarur për Media.

Të enjten, më 6 dhjetor, në orën 10:00, ndërkaq, Kuvendi të mblidhet në seancë të re.

Në këtë seancë, pas deklarimeve jashtë rendit të ditës dhe pyetjeve parlamentare, deputetët do të shqyrtojnë për herë të parë Projektligjin mbi ndarjen buxhetore për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2019.

Ndërsa më 14 dhjetor, Kuvendi do të shqyrtojë pakon e projektligjeve për FSK-në.

Kryesia, në mbledhjen e sotme u njoftua me vendimin e presidentit Hashim Thaçi për kthimin e Ligjit për lirinë e asociimit në organizata joqeveritare. Kryesia ngarkoi komisionin funksional për shqyrtimin e këtij projektligji.

Projektligji për pastërtinë e figurës së zyrtarëve të lartë në institucionet publike dhe të të zgjedhurve, ndërkaq, do t’u shpërndahet deputetëve dhe do të shqyrtohet nga komisioni funksional, pasi për të njëjtin qeveria nuk ka dhënë  mendim. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë

"Serbia po frikëson dhe shantazhon qytetarët e Kosovës"- Qeveria shpalos detaje tjera nga biseda telefonike Kurti-Macron

Lajme
Ndërtimi i tunelit në rrugën “Agim Ramadani” në Prishtinë, në fazën e prokurimit - Rama publikon pamjet

Ndërtimi i tunelit në rrugën “Agim Ramadani” në Prishtinë, në fazën e prokurimit - Rama publikon pamjet

Komunat
Votoi pro Kosovës në Asamblenë Parlamentare të KiE-së, kërcënohet deputeti boshnjak

Votoi pro Kosovës në Asamblenë Parlamentare të KiE-së, kërcënohet deputeti boshnjak

Lajme
Numri i serbëve në Kosovë po zvogëlohet, por jo për shkak të “terrorit shqiptar”, Knaus: Pretendimet e tilla të Vuçiqit janë mashtrim

Numri i serbëve në Kosovë po zvogëlohet, por jo për shkak të “terrorit shqiptar”, Knaus: Pretendimet e tilla të Vuçiqit janë mashtrim

Lajme
Dokumentari i televizionit Rai 3, reagon Rama: Sulmohet Meloni duke hedhur baltë mbi Shqipërinë

Dokumentari i televizionit Rai 3, reagon Rama: Sulmohet Meloni duke hedhur baltë mbi Shqipërinë

Lajme
Gazetari britanik tregon nëse mund të ketë luftë në Kosovë dhe Bosnjë

Gazetari britanik tregon nëse mund të ketë luftë në Kosovë dhe Bosnjë

Siguri
Kalo në kategori