LAJMI I FUNDIT:

Nesër në Kosovë, mot me shi

Nesër në Kosovë, mot me shi

Vendi ynë në ditët e fundjavës ndodhet ndërmjet fushave të presionit të ulët në Itali dhe atyre të larta në lindje të rajonit. Ndërkohë edhe në aspektin termik, ndodhemi ndërmjet masave të ngrohta nga Mesdheu dhe atyre të ftohta nga verilindja e kontinentit.

Ajri i ftohtë pranë sipërfaqes tokësore do të mbetet i bllokuar nga masat e ngrohta ajrore përmbi, që do të shkaktojnë inversionin termik, e që nën këto kushte do të ketë mjegull në ultësira, por kohëpaskohe fushat e presionit të ulët mbi Itali do të sjellin mundësi për reshje të dobëta të përziera bore dhe shiu, e vende-vende edhe shi të akullt. Në vise malore vetëm reshje bore.

Kushtet meteorologjike për inverzion termik dhe mjegull që parashihen në fundjavë, do të mbajnë të bllokuar ndotësit në vise të ulëta, ndaj edhe vlerat e kualitetit të ajrit do të mbesin në të pashëndetshme, e kohëpaskohe orëve të mbrëmjes mund të rriten edhe në të rrezikshme.

19.01 – Herët në mëngjes mundësi për reshje të dobëta bore. Në vise të ulëta mundësi për mjegull, e gjatë ditës kryesisht vranësira dhe intervale me diell.

20.01 – Në mëngjes ngrica, mjegull në ultësira. Kryesisht vranët. Kohëpaskohe vende-vende priten reshje të dobëta të përziera shiu dhe bore, si dhe shi i akullt.

21.01 – Në mëngjes ngrica, mjegull në ultësira. Kryesisht me vranësira. Paradite vende-vende mundësi për shi të akullt. Në vise malore borë.

22.01-23.01 – Të martën kryesisht vranët. Kohëpaskohe reshje të dobëta shiu dhe bore, e në vise malore mbi 800m reshje bore. Ditën e mërkurë kryesisht vranët, kohëpaskohe reshje të dobëta shiu, e në vise malore mbi 1200m reshje bore.

Temperaturat e ajrit do të luhaten rreth vlerave mesatare. Minimalet -2 deri në 0C, e maksimalet nga 3C deri në 5C. Në vise të mbuluara me mjegull, temperaturat do të jenë ndjeshëm më të ulëta.

Do të fryj erë e lehtë nga juglindja 1-3m/s.

Shtypja atmosferike, do të rritet mbi vlera normale, e nga mesi i javës do të pësojë rënie të thellë.

Në trend Lajme

Më shumë
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Lajme
Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës,

Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës, "Octopus": Urgjentisht të koordinohen veprimet me ndërkombëtarët

Siguri
Tha se ditë të vështira e presin Serbinë, Vuçiq: Nesër ose pasnesër i merrni përgjigjet

Tha se ditë të vështira e presin Serbinë, Vuçiq: Nesër ose pasnesër i merrni përgjigjet

Lajme
Si ndikon dygjuhësia në zhvillimin neurokognitiv te fëmijët dhe roli i teknologjisë – shpjegon Pervizaj, mjeke Neuroshkencës Kognitive

Si ndikon dygjuhësia në zhvillimin neurokognitiv te fëmijët dhe roli i teknologjisë – shpjegon Pervizaj, mjeke Neuroshkencës Kognitive

Elfije Boletini
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Këshilli i Sigurimit i OKB-së refuzon serish propozimin rus të diskutohet për sulmet ajrore të NATO-s mbi Serbinë

Këshilli i Sigurimit i OKB-së refuzon serish propozimin rus të diskutohet për sulmet ajrore të NATO-s mbi Serbinë

Lajme
Kalo në kategori