LAJMI I FUNDIT:

Të enjten hapen xhamitë dhe kishat, ndërron edhe orari i kufizimit të lëvizjes

Të enjten hapen xhamitë dhe kishat, ndërron edhe orari i kufizimit të lëvizjes

Për shkak të rrezikut të përhapjes së virusit COVID-19, objektet fetare tash e një kohë kanë qenë të mbyllura, por nga nesër ato do të hapen. Po ashtu, të enjten (28 maj), pritet të hiqet edhe kufizimi i lëvizjes së qytetarëve.

Orari i lëvizjes për qytetarët do të jetë nga ora 05:00 e mëngjesit deri në ora 21:00 të mbrëmjes, transmeton Telegrafi.


Në këtë fazë të lehtësimit të masave, institucionet shëndetësore u kanë bërë thirrje qytetarëve që të vendosin maska e dorëza, në çdo vend që ata frekuentojnë.

Nga e enjtja hapen xhamitë dhe kishat, ndërron orari i kufizimit të lëvizjes
Lexo po ashtu Nga e enjtja hapen xhamitë dhe kishat, ndërron orari i kufizimit të lëvizjes

Ndryshe, që nga 13 marsi e deri tani në Kosovë me virus janë infektuar 1 mijë e 47 persona, 794 persona prej të infektuarve janë shëruar kurse 30 persona kanë humbur jetën por që kishin edhe sëmundje tjera shoqëruese./Telegrafi/