LAJMI I FUNDIT:

Sot fjolla bore në male, nga e premtja sërish ngritje temperaturash

Sot fjolla bore në male, nga e premtja sërish ngritje temperaturash

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHK) ka njoftuar se gjatë dy ditëve të ardhshme mbi vendin tonë do të mbajë mot i fohët me reshje të lehta shiu, e në viset malore edhe fjolla bore, kurse temperaturat sërish do të ngritën nga dita e premte.

Sipas IHK, vendi ynë do të vazhdojë të mbetet nën ndikimin e masave të ajrit me origjinë nga verilindja. Këto masa do të krijojnë kushte për mot të vranët dhe me intervale me diell. Vranësirat gjatë orëve të pasditës vende-vende do të shoqërohen me riga shiu, derisa në visat malore priten edhe fjolla të dobëta bore, transmeton Telegrafi.


Nesër edhe në fushat barike do të ketë luhatje, duke bërë që masat e ajrit të jenë më shum aktive. Temparaturat minimale parashihen të lëvizin ndërmjet 1-3 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 13-17 gradë Celsius. Do të fryjë erë herë-herë me vrull nga drejtimi i verilindjes me shpejtësi deri 9m/s.

Nga dita e premte, e tutje, sërish merkuri në termometër do ti regjistroj vlerat mbi 20 gradë Celsius. Kurse masat e ajrit do ta ndyshojnë kahun e lëvizjes, duke vazhduar në drejtim të jugperendimit, ku shpejtësia e tyre do të ndryshoj në orët e pasdites. /Telegrafi/