Secili prej nesh ballafaqohemi me probleme të ndryshme në jetë. Stresi i akumuluar pas një dite të lodhshme pune, faturat e papaguara ose nevoja për të pasur shuma të majme të hollave për të mbajtur familjen, janë vetëm disa nga brengat që na preokupojnë çdo ditë.
Nganjëherë nuk mundemi asgjë të bëjmë lidhur me këtë, por përgjegjësitë që bien mbi supet tona janë padyshim të rënda, transmeton Telegrafi.
Për Syed Abdul Ghani, pesha e rëndë nuk është vetëm figurativisht e rëndë, pasi ai këtë e ndjen çdo ditë derisa transporton mallra të rënda në shpinë.
Ghani është një plak nga Peshawari i Pakistanit, i cili bart çdo ditë thasë me miell në shpinë që peshojnë 100 kilogramë, vetëm dhe vetëm që të fitoj 3 dollarë.
Ai këtë punë të vështirë e bën për të fituar kafshatën e gojës për familjen e tij. Ghani çdo ditë qoftë në borë, shi apo me diell, bart në shpinë thasë me miell, në mënyrë që tryeza e familjes të mos jetë bosh. /Telegrafi/