LAJMI I FUNDIT:

Nëntë të vdekur nga coronavirusi dhe 467 raste pozitive për 24 orë  

Nëntë të vdekur nga coronavirusi dhe 467 raste pozitive për 24 orë  

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik bën të ditur se gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratorët private me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 2.914 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 467 raste pozitive.

Brenda 24 orëve janë raportuar 9 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Rastet e vdekjes janë nga komunat: Pejë 2 raste (65, 63 vjeç), Prishtinë 2 raste (75, 51 vjeç), Deçan 1 rast (77 vjeç), Gjakovë 1 rast (65 vjeç), Kaçanik 1 rast (55 vjeç), Prizren 1 rast (77 vjeç), Rahovec 1 rast (89 vjeç).


Numri total i rasteve pozitive është 69.697 raste nga 310.246 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1.608 raste të vdekjes.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 214 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 60.063 raste, kurse numri i rasteve aktive është 8.026.

Rastet pozitive janë nga komunat: Prishtinë 188 raste, Pejë 42 raste, Ferizaj 29 raste, Podujevë 25 raste, Prizren 24 raste, Gjakovë 21 raste, Mitrovicë 20 raste, Fushë-Kosovë 16 raste, Gjilan 16 raste, Suharekë 13 raste, Lipjan 10 raste, Kamenicë 8 raste, Kaçanik 8 raste, Viti 8 raste, Vushtrri 8 raste, Shtime 6 raste, Drenas 5 raste, Istog 5 raste, Rahovec 4 raste, Deçan 3 raste, Klinë 3 raste, Dragash 2 raste dhe me nga një rast komunat Graçanicë, Obiliq dhe Skenderaj.

“Duke pasur parasysh vlerësimin dinamik dhe në kohë reale të situatës epidemiologjike me COVID -19, sot janë raportuar 467 raste pozitive, që paraqet numrin më të madh të rasteve pozitive këtë vit me tendencë të rritjes ditëve në vijim. Shprehim ngushëllime familjarëve për 9 rastet e vdekjeve të raportuara gjatë 24 orëve të fundit. Numri i rasteve pozitive dhe vdekjeve nga COVID-19 vazhdon të jetë i lartë dhe brengosës si pasojë e drejtpërdrejtë e neglizhimit të masave. Mjekët të stërngarkuar në spitale po luftojnë kundër këtij virusi tinëzar e shkatërrimtar me tërë fuqinë e tyre profesionale e njerëzore”, thuhet në njoftim.

IKSHPK përsërit thirrjen për zbatimin e të gjitha masave të përgjithshme dhe specifike për mbrojtjen nga pandemia COVID-19.

Masat parandaluese janë të njëjta me aksent të veçantë se personat pozitiv duhet të qëndrojnë në shtëpi për të parandaluar përhapjen në familje dhe në komunitet. IKSHPK thotë se me zvogëlimin e kontakteve, do ta bëjmë të mundur ndërprerjen e përhapjes së infeksionit.

Instituti rekomandon:

Të qëndrohet në shtëpi, dhe dalja të jetë vetëm për nevoja të domosdoshme;

Ndalimi rigoroz i takimeve me njerëz me të cilët nuk jetoni në bashkësi, pos për qëllime specifike;

Ndalimi rigoroz i tubimeve;

Respektimi rigoroz i masave kufizuese në aktivitetet publike;

Kufizimi i punës për veprimtaritë jo-esenciale dhe vend-ngjarjet duke redukuar edhe kohën e punës gjatë ditës.

IKSHPK vlerëson se këto masa mund të ndërpritet rritja e numrit të rasteve, të parandalohet mbingarkesa dhe të parandalohet rritja e numrit të vdekjeve.

Instituti apelon tek të gjithë qytetarët, institucionet dhe organizatat publike dhe private, për respektimin dhe ndërmarrjen e të gjitha masave të nevojshme për parandalimin, menaxhimin dhe kontrollin e infeksionit COVID-19, duke marrë parasysh dispozitat e Ligjit për parandalimin dhe luftimin e pandemisë COVID-19, dhe vendimet në fuqi mbi masat dhe obligimet e institucioneve për zbatimin e masave të përgjithshme dhe specifike për mbrojtjen nga pandemia COVID-19.

“Në veçanti, bëjmë thirrje për zbatimin e rekomandimeve dhe respektimin e masave kufizuese për aktivitetet publike, përkatësisht kufizimeve për grumbullimin e qytetarëve dhe tubimeve publike. Grumbullimi i qytetarëve pa maska dhe pa mbajtje të distancës shton rrezikun e përhapjes së infeksionit përderisa virusi SARS-COV-2 është prezent në mesin tonë. Apelojmë tek institucionet përgjegjëse, përkatësisht Policia e Kosovës dhe inspektoratet përgjegjëse që të mbikëqyrin me përpikëri dhe të ndërmarrin të gjitha veprimet e nevojshme për zbatimin e masave dhe vendimeve të tjera në fuqi në zbatim të Ligjit për parandalimin dhe luftimin e pandemisë COVID-19 në Republikën e Kosovës”. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Kryeministri tha se marrëveshja e 2015-ës me Serbinë shkel Kushtetutën, reagon Mustafa: Është sajesë dhe gënjeshtër e Kurtit

Kryeministri tha se marrëveshja e 2015-ës me Serbinë shkel Kushtetutën, reagon Mustafa: Është sajesë dhe gënjeshtër e Kurtit

Lajme
Çka po synon Serbia me testimin e armëve në kufi me Kosovën, flasin ish-ushtarakët

Çka po synon Serbia me testimin e armëve në kufi me Kosovën, flasin ish-ushtarakët

Siguri
Vuçiq e quan “hipokrit” reagimin e ndërkombëtarëve për ndalimin e qytetarëve të Kosovës

Vuçiq e quan “hipokrit” reagimin e ndërkombëtarëve për ndalimin e qytetarëve të Kosovës

Lajme
Policia kërkon ndihmë për identifikim e dy të dyshuarve për

Policia kërkon ndihmë për identifikim e dy të dyshuarve për "shpërdorim të pasurisë së huaj"

Kronika e Zezë
Marrëveshja mes Kosovës e Serbisë, Kurti: Në këtë 11-vjetor shteti serb në Peshter të Sanxhakut do të lansojë ushtrime me dronë luftarakë kamikazë

Marrëveshja mes Kosovës e Serbisë, Kurti: Në këtë 11-vjetor shteti serb në Peshter të Sanxhakut do të lansojë ushtrime me dronë luftarakë kamikazë

Lajme
​Kurti ironizon me ushtrimet e ushtrisë serbe: Paraqesin ndotje të ajrit e tokës

​Kurti ironizon me ushtrimet e ushtrisë serbe: Paraqesin ndotje të ajrit e tokës

Siguri
Kalo në kategori