LAJMI I FUNDIT:

Nëntë të famshmit që kanë marrë vaksinën antiCOVID

Nëntë të famshmit që kanë marrë vaksinën antiCOVID

Njerëz të famshëm, duke përfshirë komedianë dhe ish-yje të rokut, kanë ndarë përvojat e tyre pas marrjes së vaksinës antiCOVID dhe shpresojnë të inkurajojnë të tjerët të bëjnë të njëjtën gjë.

Programi i vaksinimit – i cilësuar si më i madhi në historinë britanike – filloi me punonjës të kujdesit shëndetësor, njerëz që jetojnë në shtëpi kujdesi dhe të moshuar.


Pallati Buckingham konfirmoi se Mbretëresha Elizabeth II, 94 vjeçe, dhe Princi Philip, 99 vjeç, kishin marrë dozat e tyre të para të vaksinimit në fillim të janarit. Dhe të dy Papa Françesku, 84 vjeç, dhe ish-Papa Benedict, 93 vjeç, kanë marrë gjithashtu dozat e tyre të para si pjesë e një programi në Vatikan.

Më poshtë ua sjellin disa nga të famshmit tjerë që kanë marrë vaksinën antiCOVID:

Dame Joan Collins

Dame Joan Collins (Foto: Getty Images)

Dame Joan Collins, 87 vjeç, ndau në rrjete sociale një postim për të falënderuar stafin mjekësor për punën e tyre dhe për t’iu thënë ndjekësve se ‘ishte pa dhimbje e pa ndonjë problem’.

Sir David Attenborough

David Attenborough (Foto: Getty Images)

Nuk është dhënë shumë informacion në lidhje me vaksinimin e Sir David ndaj COVID-19.

Sidoqoftë, është konfirmuar se ai ka marrë dozën e parë.

Barry Humphries

Barry Humphries (Foto: The Times)

Performuesi 86 vjeçar australian, Barry Humphries, po ashtu ka qenë në mesin e të famshmëve që ka marrë vaksinën antiCOVID.

Ai bëri shaka: “Unë nuk mendoj se kam çështje themelore. Në fakt, unë jam një aktor pa punë dhe më është dashur të jap shfaqjen e një jete duke u shtirur si mjaft i vjetër për të marrë vaksinën”.

“Unë jam vetëm në fund të të 30-ave”.

Sir Ian McKellen

Sir Ian McKellen (Foto: Twitter)

Aktori i “Lord Of The Rings” tha se ndihej ‘euforik’ pasi ishte vaksinuar në spitalin ‘Queen Mary’s’ në Londër.

81 vjeçari u fotografua duke i dhënë vaksinën një mjek në dhjetor.

Ai tha se të gjithë të moshuarit duhet të sigurohen që të marrin vaksinën, duke shtuar se ishte ‘pa dhimbje’.

Lionel Blair

Lionel Blair (Foto: Twitter)

Interpretuesi 92 vjeçar tha se ishte i lumtur ta mbaronte vitin ‘me shpresë’ pasi mori vaksinën antiCOVID në Epsom, Surrey, në dhjetor.

Ai tha: “Nuk mund ta besoja kur më thirrën dhe më thanë, ‘është java tjetër dhe pastaj tjetra është në janar’ – dhe ja ku jam’”.

“Thjesht po mendoj, falë Zotit që jetoj këtu”.

Michael Whitehall

Michael Whitehall (Foto: Twitter)

Komediani Jack Whitehall ndau një foto të tij duke u vaksinuar më 14 dhjetor. 80 vjeçari e vlerësoi punën e mjekëve dhe ndihej i lumtur pas vaksinimit.

Marty Wilde

Marty Wilde (Foto: Twitter)

Këngëtari i rock ‘n’ roll tha se mori një nga vaksinat e para pasi ishte ‘gjëja e duhur për të bërë’.

Këngëtari 81 vjeçar – i cili shënoi një varg hitesh në vitet ’50 dhe ’60 me këngë të tilla si “Teenager In Love” – mori vaksinën më 10 dhjetor në spitalin Lister në Stevenage.

Duke folur më pas, Z. Wilde tha: “Sapo mora injeksionin antiCOVID, sinqerisht mund të them se ishte një përvojë e lehtë, nëse kjo është fjala e duhur. Ishte pa dhimbje dhe stafi ishte i shkëlqyeshëm”.

Dame Judi Dench

Dame Judi Dench (Foto: Getty Images)

Dame Judi Dench theksoi se ishte një ‘fillim i shkëlqyeshëm’ pasi konfirmoi se kishte marrë vaksinën.

Fituesja e ‘Oscar’, 86 vjeçe, i tha BBC News se ajo kishte marrë vaksinën në fillim të janarit.

Arnold Schwarzenegger

Arnold Schwarzenegger (Foto: Facebook)

Ylli 73 vjeçar i Hollywood-it dhe ish-guvernatori i Kalifornisë deklaroi ditë më parë se ka marrë vaksinën antiCOVID në stadiumin Dodger – i cili tashmë është duke shërbyer si një vend për të vaksinuar njerëzit kundër coronavirusit.

“Sot ishte një ditë e mirë. Unë kurrë nuk kam qenë më i lumtur të pres në një rresht. Nëse keni të drejtë, bashkohuni me mua dhe regjistrohuni për të marrë vaksinën tuaj. Ejani me mua nëse dëshironi të jetoni”, tha Schwarzenegger.

“Faleminderit që më kontrolluat në stadiumin Dodgers. Çfarë befasie e çmendur”. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Deklaron mbi 58 mijë euro 'cash', zbulohet shuma me të cilën u pagua Anita Haradinaj si opinioniste në Big Brother VIP Kosova

Deklaron mbi 58 mijë euro 'cash', zbulohet shuma me të cilën u pagua Anita Haradinaj si opinioniste në Big Brother VIP Kosova

Magazina
Kosova me Mirënjohje të Veçantë në Bienalen e Venecias – ministrja serbe e lëshon sallën

Kosova me Mirënjohje të Veçantë në Bienalen e Venecias – ministrja serbe e lëshon sallën

Magazina
Sa është e pasur Adriana Matoshi? Aktorja dhe deputetja e njohur deklaron pasurinë e saj

Sa është e pasur Adriana Matoshi? Aktorja dhe deputetja e njohur deklaron pasurinë e saj

Magazina
Alby the Goat në lidhje të re dashurie pas eksperiencës në Big Brother VIP Kosova

Alby the Goat në lidhje të re dashurie pas eksperiencës në Big Brother VIP Kosova

Magazina
“Çorapet blu, kishin domethënien ‘qetësohu’”, Fifi dhe Sara tregojnë kodet që familjarët u dërgonin përmes rrobave në Big Brother VIP Albania

“Çorapet blu, kishin domethënien ‘qetësohu’”, Fifi dhe Sara tregojnë kodet që familjarët u dërgonin përmes rrobave në Big Brother VIP Albania

Magazina
Çifti i famshëm i futbollit që luajnë për të njëjtin ekip, kanë një rregull në shtëpi që duhet ta respektojnë të dy

Çifti i famshëm i futbollit që luajnë për të njëjtin ekip, kanë një rregull në shtëpi që duhet ta respektojnë të dy

Magazina
Kalo në kategori