LAJMI I FUNDIT:

Nëntë punëtorë shëndetësor të infektuar me coronavirus në Spitalin e Vushtrrisë

Nëntë punëtorë shëndetësor të infektuar me coronavirus në Spitalin e Vushtrrisë

Spitali i Vushtrrisë “Sheikh Zayed”, është duke vazhduar trajtimin e personave të dyshuar por edhe të konfirmuar me COVID-19.

Në këtë spital aktualisht janë duke u trajtuar 33 pacientë, prej tyre 3 janë të intubuar dhe 27 në oksigjen.


Prej tyre të konfirmuar pozitiv janë 22, ndërsa 11 janë në pritje të rezultatit, eventualisht të testimit.

Po ashtu në këtë spital ka të infektuar edhe nga stafi mjekësor, infermierik, administrativ e teknik, në përgjithësi janë 9 të infektuar. /Telegrafi/