Një grua nga Ohio, SHBA, është dënuar për vrasjen e vajzës së saj 16-muajshe, pasi e kishte lënë vetëm në shtëpi për dhjetë ditë, për të shkuar për pushime.
Kur Kristel Candelario, 31-vjeçe, më 16 qershor pas udhëtimit në Detroit dhe Porto Riko u rikthye në shtëpinë e saj në Cleveland, kuptoi se vajza e saj nuk reagonte, transmeton Telegrafi.
Më 18 qershor, policia arrestoi Candelario për vrasjen e vajzës Jailyn. Candelario pranoi para hetuesve se e la fëmijën vetëm në shtëpi, pa asnjë mbikëqyrje.
Autoritetet thonë se dhoma e fëmijës ishte plot me mbulesa të ndyra të lagura me urinë dhe feces. Kur punonjësit e urgjencës kanë mbërritur në vendngjarje, kanë konstatuar se foshnja kishte vdekur, shkruan Daily Mail.
Nuk dihet ende pse Candelario nuk i kërkoi dikujt që të kujdesej për fëmijën e saj ndërsa ajo ishte në rrugë.
Një mikeshë e familjes i tha Neës5 Cleveland se kjo nuk ishte hera e parë që Candelario e linte vajzën e saj vetëm në shtëpi: “Ne i thoshim që të mos e linte vetëm. Jo vetëm unë, por edhe shoqja ime që jeton matanë rrugës e këshillonim vazhdimisht, por kot”. /Telegrafi/