Aurora Vertis ishte në dijeni se adoleshentja ka marrëdhënie seksuale me burrin rreth 30 vjet më të vjetër, por nuk e pengoi një gjë të tillë, transmeton Telegrafi.

E lidhja e tyre, bëri që 13-vjeçarja të mbetet shtatzënë.


Me t’u bërë publik ky lajm, policia filloi hetimet dhe e arrestoi gruan, që nuk u kujdes si duhet për vajzën e saj të mitur.

Vertis akuzohet për “lejimin e abuzimit seksual”, teksa burri që e kreu këtë abuzim është në arrati. /Telegrafi/