Site icon Telegrafi

Nëna e tyre feston ditëlindjen, Mozzik dhe Getinjo i bëjnë urimin e veçantë

Foto: Mozzik/Getinjo

Të dy kanë karriera të suksesshme muzikore dhe edhe këtë vit kanë qenë mjaft të angazhuar dhe aktivë me projekte e koncerte.

Bëhet fjalë për reperët vëllezër, Mozzik dhe Getinjo, që janë pothuajse të pandashëm nga njëri-tjetri.

Ndërsa, sot (e mërkurë), më e shtrenjta e tyre, nëna, feston ditëlindjen, e që të dy kanë bërë postim të veçantë dhe një urim të ëmbël për të.

“Urime ditëlindja nanë e dashur. Të paçim edhe 100 vite me shëndet e gjitha të mirat! Lutjet e bekimet e tua sigurisht janë ato që na përcjellin më së shumti. Suksesi im të dedikohet ty dhe vetëm ty. Të dua nanë!”, ka shkruar Mozzik në një fotografi ku shihet e ëma bashkë me vajzën e tij, Hana.

Foto: Mozzik/Instagram

Ndërsa, Getinjo në një fotografi të përbashkët me të shkruan: “Urime ditëlindja nënë”, duke postuar po ashtu fotografin e saj me mbesën e tyre të vetme, vajzën e Mozzik.

Lexo po ashtu Mozzik dhe Loredana sjellin bashkëpunimin e radhës "Mit mir"
Foto: Getinjo/Instagram

Ndërkohë, projekti i fundit i Getinjos “Pare” erdhi solo, teksa Mozzik pak kohë më parë ka lansuar këngën “Mit Mir” që është në bashkëpunim me ish-partneren e tij, reperen Loredana. /Telegrafi/

Exit mobile version