Site icon Telegrafi

Nëna e Najadës arsyeton seksin e bijës në Big Brother

Të gjithë kanë mendimet e tyre për sjelljen e Najadës brenda shtëpisë së “Big Brother”. Po vetë mamaja çfarë mendon?

Vera: E para gjë që më lumturon është se Najada ka futur një frymë të re në jetën shqiptare, gjë që më përpara ka qenë një tabu. Të gjithë e duan jetën, por e fshehin dhe shpesh e mohojnë atë, duke u bërë shpesh hipokritë. Ndërsa Najada ka dalë aq hapur dhe ka deklaruar: “Kjo është jeta dhe duhet jetuar”. Duhet punë, duhet arsim dhe duhet shijuar në kuptimin e mirë të fjalës. Në shtëpinë e “Big Brother”, Najada është shumë e qetë, shumë e edukuar dhe nuk përdor ofeza, brenda të gjitha normave të shoqërisë. Prapaskenat dhe thashethemet nuk kanë lidhje me të.

Najada mesa duket nuk e ka problem faktin se mos paragjykohet apo jo?

Vera: Jo vetëm Najada, por edhe unë që jam mamaja nuk e kam këtë problem. Ne nuk jetojmë me “çfarë tha ai, çfarë tha ajo”. Secili ka jetë private, atë ai duhet ta ketë të shenjtë dhe ta shijojë.

Duke pasur parasysh tipin e Najadës dhe ambientin në të cilin jetojmë, e kishit me frikë futjen e saj në “Big Brother”?

Vera: Absolutisht jo. Unë merak kisha vetëm shkollën, që të mos ngelej mbrapa me mësimet, pasi ajo në pikturë është mirë. Ka qenë këmbëngulja ime për t’u futur në këtë shkollë dhe po me këmbënguljen dhe ndihmën time ajo do të bëjë edhe një universitet të dytë. Unë kam tri vajza dhe shkollimin e tyre e kam primar. Mua më vjen keq që nuk më la sistemi që të vazhdoja shkollën e lartë. Sa herë kujtoj shkollën, mbushem me trishtim.

Ka bërë shumë përshtypje thënia e Najadës: “Nuk dua të bie kurrë në dashuri”. Ju jeni dakord?

Vera: Dashuria vjen gradualisht. Pastaj le të bëjmë një pyetje: “Çfarë është dashuria?”. Dashuria është mirëkuptim, respekt dhe mbështetje në të mirë e në të keq. Për mua dashuria me shikim të parë nuk ekziston, është një gjë tashmë e vjetruar, një iluzion.
Duhet të jetosh me një njeri, ta njohësh e më pas të vendosësh nëse e meriton ky njeri që të kaloj jetën me të. Nëse nuk e meriton duhet t’i japësh duart, në të kundërt duhet ta mbash fort.

Po për rrëfimet e Najadës në shtëpi, për eksperiencat e saj me shumë meshkuj si mendon? Ka bërë mirë që është hapur kaq shumë?

Vera: E gjithë rinia duhet të ketë eksperiencë, sepse përndryshe bie viktimë. Kjo është arsyeja e tolerancës time, edhe pse mund të paragjykohem për këtë arsye. Duhet komunikuar me fëmijët për gjithçka, sepse përndryshe fëmija do të jetë i rrezikuar.

Ju i dinit të gjitha ato për të cilat flet Najada, apo ju ka fshehur diçka?

Vera: Nuk i di të gjitha, por edhe nuk mendoj se të gjitha janë të vërteta. Najada është natyrë që bën shumë humor, pastaj po flasim për një lojë dhe ajo po luan lojën e saj.

Ju pëlqen kjo lojë e saj?
Vera: Po, më pëlqen, rëndësi ka që ajo është 99% realiste dhe e vërtetë.

Megjithatë fakti që Najada vijon të jetë akoma në atë shtëpi tregon që edhe aq shumë nuk është paragjykuar apo jo?

Vera: Rinia shqiptare është si Najada që shihni në atë shtëpi. Të gjithë duan ta shijojnë jetën, por nuk kanë guximin që ka Najada. Të gjithë të rinjtë duan të kenë lidhje për t’u ndjerë mirë, por opinioni i ndrydh.

Najada tregon se ju nuk donit që ajo të rrinte jashtë shtetit. Pse?
Vera: Sepse dy vajzat e tjera filluan të rriteshin, pastaj unë kam një biznes ku kam të punësuar 30 veta, kështu që nuk e ndiqja dot më. Prandaj vendosa që ta ktheja.

A e mirëpriti ajo vendimin tuaj në një kohë që shumë prej të rinjve duan të ikin?
Vera: Të gjithë ata që jetojnë jashtë shtetit, kthehen në fillim me një mall të madh, por më pas për vetë realitetin këtu zhgënjehen dhe pendohen për kthimin. Kjo i ndodhi edhe Najadës. Prandaj dhe gjëja e parë që bëra i bleva një shtëpinë Tiranë, një makinë dhe i sigurova të gjitha ato që kërkonte që të ndjehej mirë. Më pas filloi shkollën. Ne kemi një komunikim perfekt, e kuptojmë njëra-tjetrën shumë mirë. Prandaj dhe Najada është e qetë dhe e çlirët, pasi e di se i ka krahët e ngrohtë. Siguria që të jep mamaja është shumë e rëndësishme.

Si reagojnë njerëzit me ju?

Vera: Në fillim ndieja njerëzit se si më shikonin. Por askush nuk guxonte të më thoshte asgjë. Trishtohesha shumë, më vriste kjo sjellje. Shpesh mbyllesha në dhomë në vetminë time, vuaja nga pagjumësia dhe nganjëherë pija edhe qetësues.

Ka pasur momente që jeni penduar që Najada ka hyrë në shtëpinë e “Big Brother”?
Vera: Jo, nuk jam penduar asnjëherë dhe më vjen mirë që Najada ka mposhtur një mentalitet injorance.

Si mendon për lidhjen e Olsit me Najadën?
Vera: Kur u fut Najada në “Big Brother”, as unë, as ajo, nuk e mendonim se ajo do të krijonte një lidhje brenda asaj shtëpie. Gjërat erdhën gradualisht dhe natyrshëm.

Megjithatë duket se ju nuk e keni shumë me qejf këtë lidhje, apo jo?

Vera: Nuk e paragjykoj fare Olsin si njeri. Ai është një mashkull modern, më pëlqen se di t’i trajtojë femrat. Dhe fakti që Najada i fal puthje, tregon se ajo ndjehet mirë me të. Por ajo që dua të them është se Najada ka të tjera gjëra primare, ka shkollën, karrierën. Nuk do të doja që ajo t’i sakrifikonte këto për një lidhje. E pranoj që është një ndjenjë e që ka ardhur natyrshëm, por se si do të shkojë do ia lëmë kohës. Por nuk do ia falja kurrë që për një lidhje të lërë shkollën.

Po pse duhet ta lërë shkollën?

Vera: Kam dëgjuar në biseda mes tyre se Olsi i ka propozuar për të jetuar në Londër.

Po edhe atje mund të bëjë shkollë?

Vera: Jo, në asnjë mënyrë, shkollën që ka nisur duhet ta mbarojë këtu, për fakultetin tjetër do bisedojmë. Gjithsesi mund të them se në atë shtëpi nuk njihen njerëzit, pasi aty ke gjithnjë përballë të njëjtin njeri, kur të dalin do t’i shohin gjërat tamam. Dhe unë kam bindje që jashtë do të jetë ndryshe.

Pse e keni këtë bindje?

Vera: Për vetë jetën që Olsi ka bërë, e shoh të pavendosur për planet e tij. Vendosmëria është shumë e rëndësishme.

Po statusi social i partnerit të vajzës tuaj është i rëndësishëm?
Vera: Shumë, sepse mund të duash të bësh qejf, por qejf pa para nuk bëhet.

Të ka bezdisur fakti që Najada ka bërë seks brenda shtëpisë së “Big Brother”?

Vera: Seksi është pjesë e jetës, nuk më duket anormale.

Mund ta kishte evituar?

Vera: Mendoj se gjithçka e ka bërë me përgjegjësi të plotë. Në lidhje gjithçka vjen gradualisht  deri tek seksi. /panoramaplus/

Exit mobile version