LAJMI I FUNDIT:

Nëna e 15 vjeçares së u dhunuar nga fqinji: Fëmijën do ia çoj gruas së tij (Video)

Nëna e 15 vjeçares së u dhunuar nga fqinji: Fëmijën do ia çoj gruas së tij (Video)

Pesha e hallit që ka rënë mbi familjen e 15-vjeçares së përdhunuar nga fqinji, marrëdhënie nga e cila mbeti me barrë dhe tashmë është në pritje të një djali është shumë e rëndë. Nëna e XH.B. vetëm qan dhe vazhdimisht përsërit fjalët ‘ku të mbytem’ apo ‘më mirë të kisha vrarë veten’. Ajo thotë se vajza nuk i kishte treguar prindërve për shkak të frikës se mos e rrihnin, shkruan BW.

Nëna e të miturës tregon se pas arrestimit familjarët e fqinjit që akuzojnë për përdhunim i kanë kërkuar të tërheqin denoncimin, pasi sipas tyre, 55-vjeçari është i pafajshëm. Ajo kërkon drejtësi, ndërsa thotë se pasi të lindë vajza fëmijën do ia çojë gruas së fqinjit ta mbajë.

Si e morët vesh për ngjarjen e rëndë?
E rëndë është. Ajo s’më tregoi fare. I thosha o cucë a ke gjë, më thoshte ‘nuk kam gjë, nuk kam gjë’. Vajti tek doktori në fshat, e vizitoi dhe i tha ti e ke barkun e madh. Erdhi policia dje, më mori, vajtëm aty në fshat, tregoi vajza. Tha ‘mua më kapi, më zuri gojën e më shtriu’. Ajo tha unë do ta denoncoj, ta fus në burg.

Ju e njihnit?
E njohim, ja ku është qelbaniku, atje matanë. Mos i qoftë koka…

Keni pasur muhabet apo hyrje-dalje në shtëpi?
Po ja kur bëmë dasmën, atëherë ishte. Erdhi ai për dasmën dhe nuk ka ardhur më.

Erdhën e shoqja dhe e bija dhe motrat dhe na thoshin ‘shkoni ma lironi’. Unë desha t’ia heq fëmijën, por doktorët thanë jo, shikoni fëmijën lëviz në bark. Nuk i thosha dot as burrit, se e godiste gocën, e vriste. Ishim në polici, e tha ai jam dakord ‘unë e kam kapur gocën’. E ëma vinte thoshte të ma lironi çunin, hë ça të bëj unë, ku të shkojmë. Ku të mbytem (qan).

Kërkoni drejtësi?
Drejtësi dua, të rrijë aty të kalbet. Çunin le ta bëjë e do ja çoj tek shtëpia. Ta rrisë e shoqja. Cucën nuk e vras. Nuk e kam lopë e ta hedh në përrua. Ku të vete unë, ku të mbytem. Plakën e kam një dorë, 4 fëmijët, ku të mbytem. Më mirë të vrisja veten.

Kjo ka ndodhur në muajin mars, pse e denoncuat tani?
Nuk e dija. Sot e morëm vesh. Pardje e kishte vizituar doktoresha. Mua s’më tha çupa se kishte frikë se e rrihnim.

Ju nuk e dallonit vajzën?
Jo, mendoja se ishte shëndoshur.

BABAI
Çfarë kërkoni?
Më shkatërroi jetën, shtëpinë. Më shkatërroi vëllezërit e motrat. Sa të jetë gjallë ai të mos dalë para meje. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Dygjuhësia duhet të merret si avantazh, jo problematikë te fëmijët – Pervizaj flet për hulumtimet e fundit

Dygjuhësia duhet të merret si avantazh, jo problematikë te fëmijët – Pervizaj flet për hulumtimet e fundit

Elfije Boletini
Deklaratat për zgjedhje, Konjufca: Mazhoranca nuk ka vullnet që vendi të shkojë në zgjedhje përmes dorëheqjes së Qeverisë

Deklaratat për zgjedhje, Konjufca: Mazhoranca nuk ka vullnet që vendi të shkojë në zgjedhje përmes dorëheqjes së Qeverisë

Lajme
Lajçak me post të ri nga shtatori

Lajçak me post të ri nga shtatori

Lajme
IKShPK: Regjistrohen 8 raste të Kollës së mirë në Kosovë, prindërit t'i vaksinojnë fëmijët

IKShPK: Regjistrohen 8 raste të Kollës së mirë në Kosovë, prindërit t'i vaksinojnë fëmijët

Shëndetësi
RTK: Ambasadori Berishaj po intervistohet nga Prokuroria Speciale

RTK: Ambasadori Berishaj po intervistohet nga Prokuroria Speciale

Drejtësi
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Kalo në kategori