Katër persona (1 serb dhe tri kosovarë) janë ndaluar nën dyshimin se kanë hyrë ilegalisht nga Serbia në Kosovë.
Sipas raportit të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se rastet janë të ndryshme dhe kanë ndodhur të enjten në fshatin Bistricë, në Leposaviq.
Tutje bëhet e ditur se me vendim të prokurorit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.
“Fsh. Bitricë, Leposaviq. 28.09.2023 – 14:20. Është ndaluar një veturë me targa të Serbisë me vozitës mashkull kosovar nën dyshimin se ka hyrë ilegalisht nga Serbia në Republikën e Kosovës. Me vendim të prokurorit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.
Fsh. Bitricë, Leposaviq. 28.09.2023 – 14:20. Është ndaluar një veturë me targa të Serbisë me vozitësin mashkull shtetas i Serbisë nën dyshimin se ka hyrë ilegalisht nga Serbia në Republikën e Kosovës. Me vendim të prokurorit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.
Fsh. Bitricë, Leposaviq. 28.09.2023 – 17:40. Është ndaluar një veturë me targa të Serbisë me vozitës mashkull kosovar nën dyshimin se ka hyrë ilegalisht nga Serbia në Republikën e Kosovës. Me vendim të prokurorit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.
Fsh. Bitricë, Leposaviq. 28.09.2023 – 17:40. Është ndaluar një veturë me targa të Serbisë me vozitësin mashkull kosovar dhe pasagjerin mashkull kosovar nën dyshimin se kanë hyrë ilegalisht nga Serbia në Republikën e Kosovës. Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/