Site icon Telegrafi

Ambasada e Kosovës në Washington, me diplomatë amerikanë, shënon 17-vjetorin e pavarësisë

Ambasada e Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. në Washington, ka shënuar përvjetorin e 17-të të pavarësisë së Kosovës.

Në njoftimin ambasadës në Facebook thuhet se përvjetori u shënua së bashku me miqtë e shumtë të mbledhur në mjediset historike të Bibliotekës së Kongresit në Washington.

“Në këtë ngjarje, ishin të pranishëm anëtarë të Kongresit, përfaqësues të lartë të administratës e institucioneve amerikane, si dhe ambasadorë dhe diplomatë të tjerë të akredituar në SHBA”, thuhet në njoftim, transmeton Telegrafi.

Në njoftim thuhet se me këtë rast fjalime para të pranishmëve mbajtën ambasadori Ilir Dugolli, Zëvendës-Ndihmës Sekretari i Shtetit, Alexander Kasanof, kryetari i Nën-Komisionit për Evropë të Dhomës së Përfaqësuesve, Keith Self, dhe kongresisti Ritchie Torres. /Telegrafi/

Exit mobile version