Në bordelin, që ishte në shënjestër të operacionit policor, bashkë me prostitutat kanë takuar edhe katër kolegë të tyre si dhe vrasësin e dënuar me shumë vite burgim, të cilin katër policët ishin autorizuar për dërguar në burg, Telegrafi.

Katër policët, të ftuar nga krimineli, kishin vendosur të relaksohen pak duke vizituar shtëpinë publike në qytezën Asansol.


Mbase ata do të kenë menduar se “ ishin minimale gjasat që kolegët e tyre mu atëherë të kryejnë operacion në atë bordel”. Por, për fatin e tyre të keq ndodhi kundërta.

Policët që gjetën në bordel u suspenduan, kurs krimineli u dërgua në burg. /Telegrafi/