Turkmenistani ua ka ndaluar qytetarëve të flasin në opinion për coronavirusin, kanë bërë të ditur zyrtarë të organizatës “Reporterët pa kufij”.

“Mediat nën kontrollin e shtetit nuk guxojnë ta përdorin atë fjalë”, thuhet ndër tjera në kumtesën e organizatës, shkruan Deutsche Welle, transmeton Telegrafi.

“Policët e veshur me rroba civile mund të arrestojnë qytetarët që bartin maska mbrojtëse apo flasin nëpër rrugë për coronavirusin, e madje edhe nëpër stacione të autobusëve apo duke pritur në radhë para marketeve”, thuhet ndër tjera.

Organizata për lirinë e mediave ka cituar raportin e organizatës “Radio Liberty”, në të cilin thuhet se autoritetet në Turkmenistan kanë arrestuar njerëz që kanë folur nëpër hapësirat publike për coronavirusin. /Telegrafi/