Në Tetovë, këtë të premte pasdite, organizohet një takim për çështje invetsimesh ”Diaspora Invest Business Forum”, njofton Telegrafi Maqedoni.
Ky aktivitet organizohet nga Ministri për investime të jashtje, Arlind Zeqiri, në bashkëpunim me Odën ekonomike të Maqedonisë veriperëndimore, Qendrën për zhvillim të rajonit planor të Pollogut, GIZ dhe UNDP.
Në këtë takim do të pasqyrohen mundësitë investuese dhe mbështetja e mundshme për kompanitë e huaja në Maqedoni. Pjesë e takimit do të jenë disa kompani zvicerane, ndërkaq do të flet edhe ambasadorja zvicerane në Shkup, Sybille Suter Tejada, dhe Luisa Winton, bashkërenduese e UNDP-së./Telegrafi/