Site icon Telegrafi

Në Spitalin e Vushtrrisë, 37 pacientë me COVID-19, 28 prej tyre në oksigjeno-terapi

Spitali i Vushtrrisë ka bërë të ditur se të hospitalizuar janë 44 pacientë, ndërsa prej tyre me COVID-19 janë konfirmuar 37.

Nga pacientët gjashtë janë në gjendje të rëndë, dy të intubuar, katër me maska CPAP si dhe 28 pacientë në oksigjenoterapi.

Në stafi mjekësor, pozitiv në COVID-19 janë 8 infermierë dhe 1 nga stafi përcjellës. /Telegrafi/

Exit mobile version