LAJMI I FUNDIT:

Në Spitalin e Pejës po trajtohen 16 pacientë me COVID-19, dy nga ta janë në gjendje të rëndë

Në Spitalin e Pejës po trajtohen 16 pacientë me COVID-19, dy nga ta janë në gjendje të rëndë

Në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë janë duke u trajtuar 16 pacientë me coronavirus prej të cilëve dy janë në gjendje më të rëndë shëndetësore.

Kështu është bërë e ditur përmes një njoftimi nga ky spital, ku po ashtu thuhet se 9 pacientë me COVID-19, janë duke u trajtuar e oksigjeno terapi.


“1 pacientë është shëruar gjatë 24 orëve të fundit nga Covid-19 në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë. Aktualisht po trajtohen 16 pacientë me Covid-19. Sa i përket gjendjes së pacientëve, 9 pacientë janë në Oksigjeno terapi dhe nga këta 2 pacientë janë në gjendje më të rëndë. Nga personeli i spitalit aktualisht janë të infektuar 1 Mjek, 2 Infermiere dhe 1 punëtor i Shërbimeve Teknike”, thuhet në njoftim.

Po ashtu, gjatë fundjavës në këtë spital kanë lindur 22 foshnje, prej të cilave 10 të gjinisë mashkullore dhe 12 të gjinisë femërore.

“22 ka qenë numri i lindjeve gjatë vikendit në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë. 13 lindje kanë qenë normale dhe 9 me prerje cezariane. Kanë lindur 22 foshnje, 10 të gjinisë mashkullore dhe 12 të gjinisë femërore. Gjatë vikendit të fundit në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë, 613 pacientë kanë marrë trajtim emergjent shëndetësorë”, thuhet në njoftim.

Sipas njoftimit, 61 pacientë janë̈ shtrirë për trajtim të mëtutjeshëm, ndërkaq 374 pacientë kanë kryer analiza, që në total kanë bërë̈ 4,128 analiza, ndërsa janë kryer 10 operacione.

Ndryshe, Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik ka bërë të ditur se numri total i rasteve pozitive është 15.063 raste nga 62.011 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 613 raste të vdekjes.

Në Kosovë, 1,880 raste aktive me coronavirus, ndërsa 12,570 janë shëruar
Lexo po ashtu Në Kosovë, 1,880 raste aktive me coronavirus, ndërsa 12,570 janë shëruar

IKSHPK njofton se numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 12.570 raste, kurse numri i rasteve aktive është 1.880. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
“Të ngrehi zhag”, deklarata e bashkëshortes së Riza Muratit, e cila e ka denoncuar kapitenin e policisë për dhunë

“Të ngrehi zhag”, deklarata e bashkëshortes së Riza Muratit, e cila e ka denoncuar kapitenin e policisë për dhunë

Drejtësi
Kosovari i arrestuar në kufi, Serbia pretendon se ishte pjesë e luftës, mohon OVL-UÇK

Kosovari i arrestuar në kufi, Serbia pretendon se ishte pjesë e luftës, mohon OVL-UÇK

Siguri
Kryeministri tha se marrëveshja e 2015-ës me Serbinë shkel Kushtetutën, reagon Mustafa: Është sajesë dhe gënjeshtër e Kurtit

Kryeministri tha se marrëveshja e 2015-ës me Serbinë shkel Kushtetutën, reagon Mustafa: Është sajesë dhe gënjeshtër e Kurtit

Lajme
Stano: Shqetësues arrestimi i zyrtarëve policorë të Kosovës nga Serbia

Stano: Shqetësues arrestimi i zyrtarëve policorë të Kosovës nga Serbia

Lajme
Një muaj paraburgim për shqiptarin nga Kosova të arrestuar në Serbi

Një muaj paraburgim për shqiptarin nga Kosova të arrestuar në Serbi

Drejtësi
Çka po synon Serbia me testimin e armëve në kufi me Kosovën, flasin ish-ushtarakët

Çka po synon Serbia me testimin e armëve në kufi me Kosovën, flasin ish-ushtarakët

Siguri
Kalo në kategori