LAJMI I FUNDIT:

Në Spitalin e Pejës po trajtohen 133 pacientë, 25 janë në gjendje më të rëndë

Në Spitalin e Pejës po trajtohen 133 pacientë, 25 janë në gjendje më të rëndë

Në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë aktualisht janë duke u trajtuar 133 pacientë, prej tyre katër pacientë janë në respirator, 93 janë në oksigjeno terapi, ndërsa nga këta 25 pacientë janë në gjendje më të rëndë.

Në njoftim thuhet se gjatë 24 orëve të fundit në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë, 152 pacientë kanë marrë trajtim emergjent shëndetësorë, dhe nga këta 18 pacientë janë shtrirë për trajtim të mëtutjeshëm.

“133 pacientë janë duke u trajtuar aktualisht në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë me COVID-19. Sa i përket gjendjes së pacientëve: 4 Pacientë janë në Respirator (CPAP), 93 pacientë janë në Oksigjeno terapi ndërsa nga këta 25 pacientë janë në gjendje më të rëndë.  Përndryshe gjatë 24 orëve të fundit në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë, 152 pacientë kanë marrë trajtim emergjent shëndetësorë, dhe nga këta 18 pacientë janë shtrirë për trajtim të mëtutjeshëm”, thuhet në njoftim.

Ndërkaq, në njoftim thuhet po ashtu se gjatë 24 orëshit të fundit është kryer vetëm një lindje.

“Një lindje kanë qenë gjatë gjatë ditës së djeshme në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë, dhe foshnja e porsalindur është i gjinisë mashkullore. 265 pacientë kanë kryer analiza, që në total kanë bërë 3,511 analiza, ndërsa janë kryer 3 operacione. 137 shërbime radiologjike janë kryer dje dhe atë: 133 Rëntgen, 14 EHO dhe 10 CT-ja”, thuhet tutje në njoftim. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Dygjuhësia duhet të merret si avantazh, jo problematikë te fëmijët – Pervizaj flet për hulumtimet e fundit

Dygjuhësia duhet të merret si avantazh, jo problematikë te fëmijët – Pervizaj flet për hulumtimet e fundit

Elfije Boletini
Deklaratat për zgjedhje, Konjufca: Mazhoranca nuk ka vullnet që vendi të shkojë në zgjedhje përmes dorëheqjes së Qeverisë

Deklaratat për zgjedhje, Konjufca: Mazhoranca nuk ka vullnet që vendi të shkojë në zgjedhje përmes dorëheqjes së Qeverisë

Lajme
Lajçak me post të ri nga shtatori

Lajçak me post të ri nga shtatori

Lajme
IKShPK: Regjistrohen 8 raste të Kollës së mirë në Kosovë, prindërit t'i vaksinojnë fëmijët

IKShPK: Regjistrohen 8 raste të Kollës së mirë në Kosovë, prindërit t'i vaksinojnë fëmijët

Shëndetësi
RTK: Ambasadori Berishaj po intervistohet nga Prokuroria Speciale

RTK: Ambasadori Berishaj po intervistohet nga Prokuroria Speciale

Drejtësi
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Kalo në kategori