LAJMI I FUNDIT:

Në Spitalin e Pejës janë duke u trajtuar 61 pacientë me COVID-19, tetë prej tyre në gjendje më të rëndë

Në Spitalin e Pejës janë duke u trajtuar 61 pacientë me COVID-19, tetë prej tyre në gjendje më të rëndë

Në Spitalin e Përgjithshëm të Pejës, aktualisht janë duke u trajtuar 61 pacientë me COVID-16, ndërsa sa i përket gjendjes së pacientëve 42 janë në oksigjeno terapi ndërsa nga këta tetë pacientë janë në gjendje më të rëndë.

Sipas një njoftimi, katër pacientë janë shëruar gjatë 24 orëshit të fundit nga coronavirusi.


“Katër pacientë janë shëruar gjatë 24 orëve të fundit nga COVID-19. Aktualisht 61 pacientë janë duke u trajtuar aktualisht me COVID-19. Sa i përket gjendjes së pacientëve: 42 pacientë janë në oksigjeno terapi ndërsa nga këta tetë pacientë janë në gjendje më të rëndë”, thuhet në njoftim.

Tutje sipas njoftimi, gjatë 24 orëve të fundit në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë, 226 pacientë kanë marrë trajtim emergjent shëndetësorë, dhe nga këta 23 pacientë janë shtrirë për trajtim të mëtutjeshëm.

“Pesë lindje kanë qenë gjatë gjatë ditës së djeshme në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë, dy normale dhe tre me prerje cezariane. Janë lindur pesë foshnje, tre të gjinisë mashkullore dhe dy të gjinisë femërore. 3025 pacientë kanë kryer analiza, që në total kanë bërë 5,432 analiza, ndërsa janë kryer 7 operacione”, thuhet ndër të tjera në njoftimin e Spitalit të Pejës. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

Lajme
Joseph: Supriza e KS-së ishte se Kosova dhe Rusia u pajtuan për rëndësinë e fushatës ajrore të NATO-s, Putin e ka hedhur Serbinë nën autobus

Joseph: Supriza e KS-së ishte se Kosova dhe Rusia u pajtuan për rëndësinë e fushatës ajrore të NATO-s, Putin e ka hedhur Serbinë nën autobus

Lajme
BE-së i kërkohet largimi i masave sanksionuese ndaj Kosovës, analistët tregojnë se çfarë ndodhë pas procesit që dështoi në veri

BE-së i kërkohet largimi i masave sanksionuese ndaj Kosovës, analistët tregojnë se çfarë ndodhë pas procesit që dështoi në veri

Mirjeta Hajzeraj
Policia serbe ndalon për më shumë se një orë Duda Baljen në Merdar

Policia serbe ndalon për më shumë se një orë Duda Baljen në Merdar

Lajme
Momenti kur Osmani i thotë Vuçiqit

Momenti kur Osmani i thotë Vuçiqit "Shihi në sy dhe kërkoju falje katër viktimave të krimeve serbe"

Lajme

"S'ka më punësim të kunatave në MPJD", Gërvalla nënshkruan një vendim

Lajme
Kalo në kategori