LAJMI I FUNDIT:

Në Spitalin e Pejës 54 pacientë me COVID-19, shtatë prej tyre në gjendje më të rëndë

Në Spitalin e Pejës 54 pacientë me COVID-19, shtatë prej tyre në gjendje më të rëndë
Foto: Ilustrim

Në Spitalin e Pejës 54 pacientë janë duke u trajtuar me COVID-19, ndërsa prej 32 në oksigjeno-terapi dhe shtatë në gjendje më të rëndë.

Gjatë 24 orëve të fundit në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë, 216 pacientë kanë marrë trajtim emergjent shëndetësorë, pacientë dhe nga këta 23 pacientë janë shtrirë për trajtim të mëtutjeshëm.


Pesë lindje kanë qenë gjatë ditës së djeshme, katër normale dhe një me prerje cezariane. Janë lindur pesë foshnje, dy të gjinisë mashkullore dhe tri të gjinisë femërore.

240 pacientë kanë kryer analiza, që në total kanë bërë 3,347 analiza, ndërsa janë kryer 5 operacione. /Telegrafi/