LAJMI I FUNDIT:

Në Spitalin e Gjakovës po trajtohen 31 pacientë me COVID-19, 11 të tjerë janë në pritje të rezultatit

Në Spitalin e Gjakovës po trajtohen 31 pacientë me COVID-19,  11 të tjerë janë në pritje të rezultatit

Spitali i Përgjithshëm i Gjakovës ka njoftuar se në këtë spital janë duke u trajtuar 31 pacientë me COVID-19.

“Sipas raportit 24 orësh nga ekipa kujdestare janë të hospitalizuar 42 pacientë nga këta:


Janë 31 pacientë të konfirmuar me COVID-19 pozitiv, nga këta 8 pacientë janë me oksigjen kohë pas kohe. Në pritje të rezultati të testit janë 11 pacientë”, thuhet në njoftim.

Spitali i Gjakovës ka apeluar te qytetarët që të kujdesen për veten, për familjen e shoqërinë.

“Bartja e maskave mbetet obligative ! Vazhdoni të mbani distancën fizike ! Lani duart me kujdes disa herë në ditë nga 20-30 sekonda!”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/