Spitali i Përgjithshëm Gjakovë ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit në këtë spital janë trajtuar 94 pacientë të hospitalizuar me Covid-19.

Sipas spitalit, 61 pacientë janë të konfirmuar Covid-19 pozitivë, 21 pacientë të konfirmuar negativë, 12 pacientë presin rezultatet, 54 pacientë janë me oksigjeno terapi, 6 pacientë në CPAP maske dhe një pacient i intubuar.

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike ka njoftuar të shtunën se në 24 orët e fundit 19 pacientë kanë vdekur nga coronavirusi dhe janë regjistruar 711 raste të reja me COVID-19, sëmundjen që e shkakton ky virus.

Numri i rasteve të reja të infektimeve vjen pas testimit të 1,633 mostrave.

Që prej 13 marsit – kur u paraqitën rastet e para me COVID-19 – deri më 21 nëntor, në Kosovë janë regjistruar 33.588 raste me koronavirus.

Prej tyre, 904 pacientë kanë vdekur, ndërkaq 20,493 janë shëruar. Raste aktive janë 12,191. /Telegrafi/