LAJMI I FUNDIT:

Në spitalet e Kosovës po trajtohen 291 pacientë nga COVID-19, prej tyre 17 janë në gjendje të rëndë

Në spitalet e Kosovës po trajtohen 291 pacientë nga COVID-19, prej tyre 17 janë në gjendje të rëndë

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike i Kosovës (IKSHPK) ka raportuar sot se gjatë 24 orëve të fundit është shënuar numri më i ulët i të infektuarve me COVID-19 në Kosovë gjatë disa muajve të fundit me vetëm 40 raste. Por, ulje ka shënuar edhe numri i  pacientëve që po trajtohen nga Covid-19, në kuadër të Shërbimit Spitalor Klinik dhe Universitar të Kosovës (SHSKUK).

Sipas raporteve nga klinikat COVID në QKUK dhe shtat spitalet e përgjithshme në Kosovë,  në trajtim janë vetëm 291 pacientë.


“Prej tyre, 184   pacientë  janë të konfirmuar me Sars-Cov-2 pozitivë, 17 janë në gjendje të rënduar shëndetësore dhe 217 janë nën asistim të oksigjeno-terapisë”, thuhet në njoftimin e SHSKUK, transmeton Telegrafi.

Në QKUK janë të shtrirë 152  pacientë, 8  prej tyre në gjendje të rënduar, kurse 93 të konfirmuar me Sars Cov-2 pozitivë. Ndërsa 127 pacientë janë me oksigjeno-terapi.

Numri i pacientëve të shtrirë sipas klinikave:

Klinika Infektive, 59 pacientë

Klinika Infektive II (mjekësia sportive), 16 pacientë

Klinika e Pulmologjisë, 66 pacientë

Mjekimi Intensiv -COVID, 7 pacientë + 1 në Repartin Intensiv në Klinikën Infektive

Klinika e Pediatrisë, 2 pacientë

Klinika e Gjinekologjisë, 2 paciente

Në spitalet e përgjithshme janë të shtrirë 139 pacientë, prej tyre 9 në gjendje të rënduar, 91 të konfirmuar pozitive dhe 90 me oksigjeno-terapi.

Numri i pacientëve të shtrirë sipas spitaleve të përgjithshme:

Spitali i Prizrenit, 33 pacientë

Spitali i Gjakovës, 21 pacientë

Spitali i Pejës, 34 pacientë

Spitali i Gjilanit, 25  pacientë

Spitali i Ferizajt, 8 pacientë

Spitali i Mitrovicës, 9 pacientë

Spitali i Vushtrrisë, 9 pacientë

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë ka njoftuar sot se gjatë 24 orëve të fundit janë shënuar edhe tri viktima nga COVID-19.

Rastet e vdekjes janë nga Prizreni, Skenderaj dhe Suhareka.

Në 24 orët e fundit janë regjistruar edhe 40 raste të reja me coronavirus pas testimit të 2.135 mostrave.

Shifra prej 40 i bie që 1.8 për qind e të testuarve kanë dalë pozitivë.

Nga sëmundja COVID-19 janë shëruar edhe 358 pacientë ndërsa raste aktive janë 5.165.

Me shifrat e sotme, numri i përgjithshëm i të infektuarve në Kosovë arrin në 106,843, i viktimave në 2,223 dhe i të shëruarve në 99,455. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë

Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë

Lajme
U arrestua nga Serbia, lirohet zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës

U arrestua nga Serbia, lirohet zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës

Lajme
Maltretimi i kosovarëve në Serbi, eurodeputetja holandeze i reagon Vuçiqit

Maltretimi i kosovarëve në Serbi, eurodeputetja holandeze i reagon Vuçiqit

Lajme
Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd:

Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd: "Shfaqja e muskujve" nga Vuçiqi

Lajme
Maqedonci ngre alarmin: Tensionet vazhdojnë, Serbia nesër do të testojë dronë kamikazë në kufi me Kosovën

Maqedonci ngre alarmin: Tensionet vazhdojnë, Serbia nesër do të testojë dronë kamikazë në kufi me Kosovën

Siguri
Gjuajtje me armë zjarri tek një pompë derivatesh në Prishtinë

Gjuajtje me armë zjarri tek një pompë derivatesh në Prishtinë

Kronika e Zezë
Kalo në kategori