LAJMI I FUNDIT:

Në Shqipëri tjetër rekord infektimesh me coronavirus, 295 raste të reja në 24 orët e fundit

Në Shqipëri tjetër rekord infektimesh me coronavirus, 295 raste të reja në 24 orët e fundit

Në 24 orët e fundit në Shqipëri është vendosur një tjetër rekord negativ, pasi u shënuan 295 raste të reja me koronavirus nga 1413 testime që u realizuan, ndërsa për fat të keq 3 pacientë ndërruan jetë në dy spitalet COVID-19.

Me gjithë përpjekjet e mjekëve, fatkeqësisht e kanë humbur betejën me COVID-19, një 47 vjeçar nga Tirana, një 53 vjeçare dhe një 64 vjeçar nga Durrësi, me sëmundje bashkëshoqëruese.


Aktualisht në spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 259 pacientë, 22 në terapi intensive nga të cilët 4 pacientë janë të intubuar.

Lajmi i vetëm i mirë është që në 24 orët e fundit janë shëruar 96 qytetarë, duke e çuar në 10167 numrin e të shëruarve në vend që prej fillimit të epidemisë.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u drejtohet me një thirrje secilit prej jush “Tregoni kujdes me respektimin e rregullave sepse shkujdesja e vërejtur favorizon përhapjen e virusit, i cili po prek çdo moshë, pa dallim. Përdoreni maskën kudo në ambientet jashtë shtëpisë, ruani distancën dhe kujdesuni për higjienën.

Kontaktoni me mjekun e familjes ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin 127 nëse dyshoni se ju apo një i afërmi juaj është i prekur nga COVID19.

Telefononi në linjën e gjelbër falas 0800 40 40 për të kontaktuar mjekun e familjes, për sherbim psikologjik te specializuar dhe të sigurt si dhe për çdo informacion tjetër rreth COVID19” mbyllet apeli.

Rastet pozitive të konfirmuara në 24 orët e fundit janë identifikuar në këto bashki:

74 të prekur në Tiranë,

39 të prekur në Durrës,

30 raste në Shkodër,

22 raste në Lushnje, 12 raste në Vlorë,

11 raste në Fier dhe Pogradec,

10 raste në Krujë dhe Berat,

9 raste në Elbasan dhe Lezhë,

7 raste në Gjirokastër,

6 raste në Kurbin,

5 raste në Divjakë,

4 raste në Kukës, Tropojë, Prrenjas, Skrapar,

3 raste në Sarandë, Gramsh, Kuçovë,

2 raste në Has dhe Shijak,

1 rast në Fushë- Arrëz, Devollë, Kavajë, Mirditë,Rrogozhinë, Mallakastër, Librazhd, Mat, Përmet, Roskovec, Klos.

COVID-19 – Statistika (19 Tetor 2020)

Raste të reja ditore 295

Të shëruar ne 24 orë 96

Humbje jete në 24 orë 3

Testime ditore 1413

Testime totale 108.782

Raste pozitive 17350

Raste të shëruara 10167

Raste Aktive 6729

Humbje jete 454

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 3307

Durrës 693

Shkodër 477

Fier 419

Korçë 404

Lezhë 350

Elbasan 293

Vlorë 243

Berat 202

Kukës 172

Dibër 86

Gjirokastër 83