Sot u vërtetuan qëllimet e realizuara me sukses dhe përmbajtjet që kanë të bëjnë me uljen e rrezikut nga zjarret, aktivitet i trajnimit në nivel teknik nga projekti ”Sistemi i integruar për parandalim dhe paralajmërim të hershëm të zjarreve pyjore”, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Trajnimi organizohet nga Agjencia japoneze për bashkëpunim ndërkombëtar dhe Qendra për menaxhim me kriza. Sipas AIM-së, gjatë punëtorisë janë prezantuar analizat e situatës së tanishme në të gjitha sektorët e përfshirë.
Deri në fund të programit do të përpilohet edhe raporti përmbyllës që do të përfshijë vlerësimin e suksesit, si edhe udhëzimet për mundësitë e së ardhmes./Telegrafi/