“E njofta menihere n’maje edhe bërtita. I largova fminë edhe pak e izolova vendin”, tha ai.

Haxholli, që pretendon se i njeh mirë mjetet shpërthyese, vlerëson se shpërthimi i kësaj predhe do të ishte fatale për familjen e tij.


“ Me pas qëllu naj fmi apo kushdo qoftë, kish pësu shumë”, shton ai.

Por, jo të gjithë ishin të kujdesshëm kur panë këtë mjet shpërthyes.

“Unë e kapa me dorë dhe e qova përpjetë, thash granatë te koka”, thotë Ahmet Haxholli.

Haxhollët fillimisht njoftuan Policinë. Pas tyre në vendin e ngjarjes dolën ekipet e deminimit nga FSK e KFOR-i. Ndërsa, rezultoi se mjeti shpërthyes kishte qëndruar në këtë vend dekada me rradhë.

“Është një projektil 80mm - mbetje nga Lufta e Dytë Botërore”, thotë Remzie Zeqiraj, zyrtare për marrëdhënie me publikun në FSK.

Dominuesit e FSK-së e KFOR-it konstatuan se mjeti mund të lëvizet e të dërgohet në ndonjë vend të sigurt për shpërthim të kontrolluar. /Klan Kosova/