LAJMI I FUNDIT:

Në SHBA numri i të infektuarve me COVID-19 shkon në mbi 400 mijë, i të vdekurve në 12 mijë – gjatë 24 orëve në Nju Jork kanë humbur jetën 731 persona

Në SHBA numri i të infektuarve me COVID-19 shkon në mbi 400 mijë, i të vdekurve në 12 mijë – gjatë 24 orëve në Nju Jork kanë humbur jetën 731 persona

Numri i viktimave nga coronavirusi në SHBA ka shkuar në mbi 12 mijë, derisa i atyre të infektuar në mbi 400 mijë, kurse 20 mijë tjerë janë shëruar.

Siç precizohet në ueb-faqen Worldometer, numri i përgjithshëm i të infektuarve ka shkuar në 400.540 në, derisa i atyre që kanë humbur jetën në 12.857. E i atyre që janë shëruar – 21.711, transmeton Telegrafi.


Në Nju Jork dje është shënuar si dita më vdekjeprurëse që nga fillimi i pandemisë së COVID-19, pasi janë regjistruar 731 raste të reja që kanë humbur jetën – duke shkuar numri i përgjithshëm në 5.489.

Siç raporton Zëri i Amerikës, spitalet në Nju Jork janë duke vazhduar të luftojnë me coronavirusin. Tempoja e personave të infektuar ka filluar të stabilizohet, por punonjësit shëndetësorë vazhdojnë të jenë nën presion të madh.

“Të gjithë pacientët që vijnë kanë nevojë për oksigjen, kurse disa tjerë për respirator. Vetëm dje, gjatë periudhës prej 12 orëve, jemi detyruar t’i futim në respirator 12 pacientë”, thotë për ABC Neës, mjeku John Marshall nga spitali Maymonidis në Brooklyn. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Treni në Japoni u nis me 17 minuta vonesë: Kur pasagjerët dëgjuan arsyen, askush nuk u zemërua

Treni në Japoni u nis me 17 minuta vonesë: Kur pasagjerët dëgjuan arsyen, askush nuk u zemërua

Azia
U hodh nga shkëmbi famëkeq në det, por britaniku gjykoi gabimisht: Videoja horror po përhapet në rrjetet sociale

U hodh nga shkëmbi famëkeq në det, por britaniku gjykoi gabimisht: Videoja horror po përhapet në rrjetet sociale

Evropa

"Mos e provokoni Iranin", paralajmëron zëdhënësi i Hezbollahut

Botë
Pse Irani po mundohet ta fshehë sulmin izraelit?

Pse Irani po mundohet ta fshehë sulmin izraelit?

Botë
Argjentina zyrtarisht kërkon t'i bashkohet NATO-s

Argjentina zyrtarisht kërkon t'i bashkohet NATO-s

Botë
Shpërthim në një bazë ushtarake irakiane që kishte lidhje me Iranin, SHBA-ja dhe Izraeli thonë se nuk e kryen sulmin

Shpërthim në një bazë ushtarake irakiane që kishte lidhje me Iranin, SHBA-ja dhe Izraeli thonë se nuk e kryen sulmin

Azia
Kalo në kategori