LAJMI I FUNDIT:

Në SHBA, 349 ushtarakë të vetëvrarë

Në SHBA, 349 ushtarakë të vetëvrarë

Shtohen vetëvrasjet në Ushtrinë Amerikane. Sipas Pentagonit janë 349 ushtarakë, burra e gra që kryen vetëvrasjen vitin e kaluar, shifra më e lartë se numri i trupave të vrarë në luftime.

Numri është rritur nga 301 të vetëvrarë në 2011. Sekretari Amerikan i Mbrojtjes, Leon Paneta i cilësoi “epidemike”, prirjen që Pentagoni nuk është në gjendje ta kontrollojë, transmeton TCH.

Udhëheqësit ushtarake amerikane vendosen në krye të përparësive, parandalimin e vetëvrasjeve. Për ekspertet, shkaku kryesor është stresi dhe alkooli.


Sipas tyre, shumë ushtarë, marinarë dhe marinsa u përballen me një të ardhme të pasigurt, pas përfundimit të Luftës në Irak apo Afganistan, që do të përfundojë vitin e ardhshëm. /Telegrafi/