Në rrugën drejt ISIS-it: Xhirohen tri tinejxheret britanike, që do të bëhen “nuse të xhihadistëve” (Video)
Në rrugën drejtë Sirisë ato janë xhiruar nga kamerat e sigurisë në Turqi, ku aterruan nga Londra. Në Stamboll janë xhiruar në stacionin e autobusëve, ndërsa Policia anti-terror e Britanisë pretendon se ka dyshime serioze se vajzat u dërguan për t’u bërë të ashtuquajturat “nuse të xhihadistëve”.
LEXO PO ASHTU: Tri tinejxhere londineze kanë ikur në Siri
Para tyre, njëjtë vepruan 400 vajza britanike, disa në moshën 15-vjeçare. Disa ishin dërguar në Siri që të jenë nuse, të tjerat për të luftuar, transmeton Telegrafi.
Mbretëria e Bashkuar bashkëpunon me Turqinë që të dihet pse vajzat arrijnë pa probleme në Turqi e po ashtu se si kalojnë në Siri.
Videon që i zuri ato në Stamboll mund ta shikoni më poshtë. /Telegrafi/
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals

















































