Kavadari është njëra nga njëzetë komunat që do të përfshihet në manifestimin ”Maqedonia në ritmin e Evropës 2017”, manifestim diplomatik për fëmijë, që mbështetet nga Ministria e vetëqeverisjes lokale dhe Sekretariatit për çështje evropiane, ambasadorë nga Evropa dhe BE-ja, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Projekti ka të bëjë me promovimin e talentit të fëmijëve të Maqedonisë. Në manifestim mund të marrin pjesë nxënës të shkollave fillore dhe të mesme, më së shumti deri në 20 për secilën komunë, ndërkaq në manifestim do të marrin pjesë edhe nxënës nga Serbia, Mali i zi, Belgjika, Norvegjia dhe vende tjera.
Qëllimi i manifestimit është nxitja, zhvillimi, njohja dhe ruajtja e talentit të të rinjve, promovimit të ndërkulturalizmit, tolerancës, barazisë gjinore, respektimit të të drejtave të njeriut, llojshmërive, bashkëpunimit dhe arsimit jetësor. Manifestimi mbahet në muajin qershor.
Përveç Kavadarit, në manifestim do të marrin pjesë edhe komunat e Ohrit, Jegunovcës, Manastirit, Kumanovës, Prilepit, Shtipit, Vasilevës, Koçanit, Gostivarit, Dojranit, Kërçovës, Velesit, Shën Nikollës, Debarcës, Radovishit, Novacit, Kriva Pallankës, Dellçevës dhe Bashkia e Shkupit./Telegrafi/