Këngëtari Albatrit Muçiqi sot (e premte) i ka dhënë fund beqarisë së tij duke kurorëzuar kështu dashurinë e tij me martesë.
Ai dhe bashkëshortja e tij tashmë Egzona kanë kryer gjatë ditës ceremoninë tradicionale, gjersa në “Emerald Hotel” ka filluar ahengu i madh.
Telegrafi ka siguruar disa pamje ekskluzive nga atmosfera që mbizotëron në sallën e hotelit nga të ftuarit, teksa janë në pritje të çiftit.
Më herët në rrjetet sociale është publikuar edhe një fotografi, e cila tregonte se si dukeshin çifti Egzona dhe Albatrit. /Telegrafi/