LAJMI I FUNDIT:

Në Podujeve mbi 4000 hektar֝ë me grurë

Në Podujeve mbi 4000 hektar֝ë me grurë

Në Komunën e Podujevës është duke u zhvilluar fushata e korrje shirjeve, kurse për të përcjellë nga afër këtë fushatë kryetari i Komunës, Agim Veliu, i shoqëruar nga Drejtori i Drejtorisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Avni Fetahu, kanë vizituar fshatin Balloc.

Duke u uruar të korra të begatshme, Veliu shprehu bindjen se edhe sivjet do të ketë rendimente të mira të grurit për bujqit llapjanë.

Veliu tha se Podujeva është komunë bujqësore, andaj në vazhdimësi po i jepet prioritet bujqësisë, duke rritur edhe buxhetin e subvencionimeve në Drejtorinë e Bujqësisë Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural.

“Po vazhdojmë me rritjen e buxhetit në sektorin e bujqësisë në mënyre që përkrahja e Komunës të shkojë deri tek secili bujk që dëshiron ta punojë tokën”, tha kryetari Agim Veliu.

Drejtori i Bujqësisë në Podujevës, Avni Fetahu, tha se sivjet gruri është i cilësisë së mirë dhe rendimentet sillen prej katër deri në pesë ton për hektar.
Sivjet në komunën e Podujevës kanë qenë të mbjellura gjithsejtë 4, 125 hektarë me grurë. /Telegrafi/