LAJMI I FUNDIT:

Në Pejë dënohen pronarët e kompanive të transportit si dhe qytetarët që nuk respektuan masat kundër COVID-19

Në Pejë dënohen pronarët e kompanive të transportit si dhe qytetarët që nuk respektuan masat kundër COVID-19
Foto: Ilustrim

Njësia Rajonale e Komunikacionit Rrugor në Pejë, që nga e hëna ka filluar zbatimin e planit për shtimin e masave në kontrollin e transportit publik, për të parë nëse po zbatohet Ligji kundër pandemisë COVID-19.

Policia gjatë ditës së parë të këtij aksioni ka lëshuar shtatë gjoba për pronarët e kompanive të transportit publik në Pejë, njëkohësisht janë lëshuar edhe fletë gjoba për udhëtarë që nuk kanë respektuar Ligjin anti-COVID, gjegjësisht për mosbartjen e maskave.


“Ky aktivitet policor është marr me fillimin e fazës së dytë të procesit mësimor të vitit shkollor 2020/21, ku kemi edhe rritje të numrit të udhëtarëve dhe të nxënësve që shfrytëzojnë mjetet e transportit publik. Kështu që më datë 21.09.2020 në orët e mëngjesit është filluar me aktivitetin policor, duke bërë kontrollin detal të të gjitha subjekteve që ofrojnë transport publik (autobus, kombi-bus, si dhe taksive), e që sipas vendimeve të Qeverisë obligohen të punojnë me kapacitet të përgjysmuar sa i përket numrit të udhëtarëve që bartin për të lejuar hapësirën e nevojshme për çdo qytetar”, thuhet në njoftim.

Më tej bëhet e ditur se Policia e Kosovës në Rajonin e Pejës, gjegjësisht Njësia e Komunikacionit Rrugor në implementim të këtij plani gjatë ditës së parë të aktivitetit, ka lëshuar shtatë fletë gjoba për pronarët e kompanive të transportit publik në Pejë, njëkohësisht janë lëshuar edhe fletë gjoba për udhëtarë që nuk kanë respektuar ligjin anti-COVID, për mos bartjen e maskave.

Në njoftim thuhet se kontrolle të tilla do të vazhdojnë edhe ditëve në vijim. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
“Të ngrehi zhag”, deklarata e bashkëshortes së Riza Muratit, e cila e ka denoncuar kapitenin e policisë për dhunë

“Të ngrehi zhag”, deklarata e bashkëshortes së Riza Muratit, e cila e ka denoncuar kapitenin e policisë për dhunë

Drejtësi
Kosovari i arrestuar në kufi, Serbia pretendon se ishte pjesë e luftës, mohon OVL-UÇK

Kosovari i arrestuar në kufi, Serbia pretendon se ishte pjesë e luftës, mohon OVL-UÇK

Siguri
Kryeministri tha se marrëveshja e 2015-ës me Serbinë shkel Kushtetutën, reagon Mustafa: Është sajesë dhe gënjeshtër e Kurtit

Kryeministri tha se marrëveshja e 2015-ës me Serbinë shkel Kushtetutën, reagon Mustafa: Është sajesë dhe gënjeshtër e Kurtit

Lajme
Stano: Shqetësues arrestimi i zyrtarëve policorë të Kosovës nga Serbia

Stano: Shqetësues arrestimi i zyrtarëve policorë të Kosovës nga Serbia

Lajme
Një muaj paraburgim për shqiptarin nga Kosova të arrestuar në Serbi

Një muaj paraburgim për shqiptarin nga Kosova të arrestuar në Serbi

Drejtësi
Çka po synon Serbia me testimin e armëve në kufi me Kosovën, flasin ish-ushtarakët

Çka po synon Serbia me testimin e armëve në kufi me Kosovën, flasin ish-ushtarakët

Siguri
Kalo në kategori