LAJMI I FUNDIT:

Në Ohër dhe Strugë do të mbahet stërvitje e madhe e NATO -s “Maqedonia e Veriut 2021” për ballafaqim me krizat

Në Ohër dhe Strugë do të mbahet stërvitje e madhe e NATO -s “Maqedonia e Veriut 2021” për ballafaqim me krizat

Anëtarësimi i Maqedonisë së Veriut në NATO nuk nënkupton vetëm mbrojtje e saj ushtarake brenda Aleancës, por edhe bashkëpunim i vendeve-anëtare dhe ndihmën reciproke në situata emergjente dhe aksidente. Pikërisht përballja e vendit me një skenar të mundshëm të një tërmeti katastrofalë që do të prekte rajonin Ohër-Strugë dhe mënyrën e përdorimit të burimeve të tij, si dhe ndihmën nga partnerët e NATO-s në kushtet kur të gjitha kapacitetet ekzistuese për përballimin e krizës janë rraskapitur, është skenari i stërvitjes së madhe të NATO -s “Maqedonia e Veriut 2021” që do të mbahet këto ditë në disa lokacione në Ohër dhe Strugë.

Në konferencën e sotme për shtyp lidhur me stërvitjen, u sqarua se këto janë aktivitete brenda Agjendës së NATO -s 2023 për gatishmërinë civile të vendeve anëtare të Aleancës.

“Republika e Maqedonisë së Veriut është akoma në gjendje krize në lidhje me situatën me emigrantët. Ne jemi përballur me një numër zjarresh këtë verë, dhe për të dytin vit radhazi po përballemi me epideminë e Kovid-19. Përgatitja e një stërvitje të këtij kalibri është një sfidë e madhe, duke testuar të gjitha kapacitetet kombëtare si vend pritës, por edhe përpjekjet për të demonstruar gatishmërinë për të organizuar një ngjarje kaq të madhe”, tha Urim Vejseli, drejtor i stërvitjes dhe përgjegjës për bashkëpunimin ndërkombëtar në Qendrën për Menaxhimin e Krizave.

Për herë të parë në Maqedoninë e Veriut, mbahet një stërvitje hibride, me aktivitete në terren dhe komandë-shtab, por edhe një simpozium me tema nga fushat e bashkëpunimit civilo-ushtarak në situata krize dhe roli i Ushtrisë në rast krize , duke qenë se angazhimi i forcave ushtarake është burimi i fundit që duhet të angazhohet në çdo rrethanë.

Koordinatori kryesor i stërvitjeve të NATO -s Vim Vanhame theksoi se bëhet fjalë për stërvitje civile, jo ushtarake.

“Siguria nuk arrihet vetëm me mjete ushtarake. Misioni i NATO -s nënkupton sigurinë e shteteve anëtare në ushtri, por edhe në kohë krizash dhe fatkeqësish natyrore. Aktivitetet dhe ushtrimet e NATO -s si “Maqedonia e Veriut 2021″ na japin mundësinë të kontrollojmë gatishmërinë e kapaciteteve tona civile për t’u përballur dhe ballafaquar me krizat, por edhe më shumë për të promovuar dhe thelluar bashkëpunimin dhe ndërveprimin rajonal. Për Maqedoninë e Veriut si organizator, kjo stërvitje është një konfirmim i rrugës së saj të suksesshme nga partneriteti në anëtarësimin në NATO”, tha Vanhame.

Në ngjarjen do të marrin pjesë përfaqësues të 28 shteteve anëtare të NATO -s dhe partnerëve dhe disa organizatave ndërkombëtare. Siç u theksua, stërvitja do t’u mundësojë ekipeve për reagim të shpejtë ndaj krizës, por edhe planifikuesve dhe vlerësuesve, të zhvillojnë dhe praktikojnë aktivitete kërkimi dhe shpëtimi në mjedisin urban, por edhe në ujë dhe në male, pastaj ushtrime të ekipeve mjekësore për emergjencat, por edhe aktivitetet e ekipeve për zbulimin dhe identifikimin e agjentëve kimikë, biologjikë dhe radiologjikë, si dhe aktivitetet që lidhen me dezinformimin.

Në trend Lajme

Më shumë
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Lajme
Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku - Haradinaj s’do të jetë kryeministër

Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku - Haradinaj s’do të jetë kryeministër

Lajme
Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës,

Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës, "Octopus": Urgjentisht të koordinohen veprimet me ndërkombëtarët

Siguri
Nënkryetarja e PE-së e thotë hapur se BE-ja gaboi me masat ndaj Kosovës, tregon pse po amnistohet Serbia

Nënkryetarja e PE-së e thotë hapur se BE-ja gaboi me masat ndaj Kosovës, tregon pse po amnistohet Serbia

Lajme
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Propozimi i PDK-së për datën e zgjedhjeve, ristrukturimi në këtë parti dhe deklarata e Hamzës për Kurtin, Abdixhikun e Haradinajn

Propozimi i PDK-së për datën e zgjedhjeve, ristrukturimi në këtë parti dhe deklarata e Hamzës për Kurtin, Abdixhikun e Haradinajn

Lajme
Kalo në kategori