LAJMI I FUNDIT:

Në mungesë të ndihmës financiare, guvernatori i New Yorkut propozon rritjen e taksave

Në mungesë të ndihmës financiare, guvernatori i New Yorkut propozon rritjen e taksave

Guvernatori Andrew Cuomo ka thënë New York mund të bëhet së shpejti vendi me taksat më të larta në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, nëse nuk ka përkrahje financiare nga qeveria federale.

Cuomo këto komente i bëri gjatë diskutimeve për buxhetin e shtetit, i cili kërkoi ndihmë prej 15 miliardë dollarësh, në të kundërtën sipas tij, ka të ngjarë që New Yorku duhet të duhet të zbatojë një numër të masave, duke përfshirë rritjen e taksave, përcjell Telegrafi.

Ai ka shtuar se shteti ka propozuar që përkohësisht të rritet norma e tatimit mbi të ardhurat me dy për qind, në 10.86 për qind nga 8.82 për qind që është aktualisht.

Sipas kësaj, një qytetar i pasur në New York, në të gjitha taksat e kombinuara, do të paguante normën më të lartë prej 14.7 për qind.

Prandaj, sipas tij, New Yorku do të duhet të rishikojë masat, si shkurtimi i fondeve për arsimin, kujdesin shëndetësor dhe shërbimet sociale.

Parashikimi katërvjeçar i buxhetit të New Yorkut, aktualisht tregon një mungesë prej 39 miliardë dollarësh. /Telegrafi/