Shtretërit dhe dyshekët në Mobin janë me certifikatat më të larta mjekësore për cilësi dhe janë prodhuar duke i përdorur metodat më të fundit dhe më të sofistikuara për përpunimin e produkteve për gjumë të shëndetshëm dhe ëndrra të bukura.

Një ndër këta shtretër është edhe shtrati SUITE!

Shtrati Suite është një shtrat modern i teknologjisë së fundit me dizajn tejet të veçantë, gjë që e bën këtë model të jetë ndër më të kërkuarit nga klientët.

Ky shtrat ofron gjumë të rehatshëm e kualitativ pa dhimbje në shpinë sepse ka bazë mjekësore dhe ortopedike.

SUITE ofron mbështetje ortopedike për trupin, ndërkaq ka certifikata për mbrojtje anti-alergjike, anti-bakteriale dhe ka mbushje të butë për rehati.

Përbëhet nga pëlhura pambuku të thurura të posaçme me fibra termobondi dhe kombinim të sfungjerit me densitet të lartë hipersoft dhe paketim të spring-sistemit SUITE, si dhe sfungjer pendësh.

Karakteristikat e shtratit SUITE janë:

– Korniza e drurit dhe pëlhura natyrale
– Dizajni natyral dhe estetik
– Komponentët kimikë dhe proceset e lidhjes nuk përdoren te ky shtrat
– Jogi është i butë dhe i rehatshëm
– E përmirëson cilësinë e gjumit me strukturën e tij që i kombinohet lëkurës

Program i këtij shtrati është Nako, e cila është tërësisht nga shtofi dhe kombinohet shumë bukur me shtratin, banka dhe tabure-ja.

Dimensionet e programit SUITE janë: 90X100, 90X200, 100X200, 120X200, 140X190, 140X200, 150X200, 160X200.

Shtrati SUITE është i prodhuar me standardet e teknologjisë së fundit, dhe një prej tyre është teknologjia HOT MELT TECHNOLOGIES.

Kjo teknologji nënkupton se ngjitësit e shkrirë të nxehtë janë me performancë të lartë që prodhohen në formë 100% të ngurtë dhe nuk përmbajnë tretës. Janë ngjitës që e respektojnë mjedisin dhe shëndetin e njeriut.

Package Spring

Duke vepruar në mënyrë të pavarur nga njëri-tjetri, të vendosura në kocka të ndara me qëllim të zvogëlimit të presionit në zonën e njësisë duke ulur diametrin e tyre është një sistem i veçantë i SPRING-ave.

Sistemi i SPRING-ave e bën trupin tuaj të peshojë ndryshe, ku koka, qafa, shpatullat, beli dhe këmbët mbështeten proporcionalisht.

I gjithë trupi juaj e zvogëlon presionin në pikat e shtyllës kurrizore duke relaksuar në përdorim të dyfishtë.

Pëlhurë e thurur

Pëlhura të thurura, fije thurje me hala dhe kështu fleksibël përfitohet nga formimi i një sipërfaqeje elastike. Është më e qëndrueshme se pëlhurat të tjera dhe më natyrale.