Në pikun e sezonit ujësjellësi ka nisur ndërprerjen e ujit të pijshëm, për të gjithë klientët familjarë dhe biznese, atyre që paguajnë dhe atyre debitorë, ndërsa skandali qëndron në faktin se të gjithëve pa përjashtim ju kërkohet lidhja e një kontrate të re me vlerë 14.500 lekë.

Biznesi apelon se në këtë mënyrë po shkatërrohet turizmi. Sipas tyre, kërkesa për të lidhur një kontratë të re është vjedhje e hapur që i bëhet konsumatorit, transmeton BW.


Janë me qindra pushues që prej dy ditësh po vuajnë mungesën e ujit të pijshëm në banesat e tyre.

Në krahun tjetër ujësjellësi i Kavajës nuk tërhiqet nga vendimi i marrë. Grupet e inspektorëve të ujësjellësit po presin ujin e pijshëm tek konsumatori. /Telegrafi/