LAJMI I FUNDIT:

Në Mbretëri të Bashkuar mund të paguhesh rreth pesë mijë funte, nëse pranon të riinfektohesh me COVID-19

Në Mbretëri të Bashkuar mund të paguhesh rreth pesë mijë funte, nëse pranon të riinfektohesh me COVID-19

Njerëzit e rinj që janë rikuperuar nga coronavirusi do të infektohen përsëri qëllimisht si pjesë e një studimi shkencor në Mbretërinë e Bashkuar.

Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, studimi synon që të zbulohet se si reagojnë sistemet e tyre imune ndaj ekspozimit të virusit për here të dytë.


Vullnetarët nga mosha 18 deri në 30 vjeç do të marrin pjesë në testimin “sfida njerëzore” në Universitetin e Oksfordit, dhe do të paguhen pak më pak se 5,000 funte.

Të gjithë pjesëmarrësisht duhet të kenë qenë të infektuar natyrshëm më parë, dhe do të ri-infektohen në një mjedis të sigurt dhe të kontrolluar.

Ata do të futen në karantinë për 17 ditë, derisa gjendja e tyre do të monitorohet nga studiuesit në një spital, derisa të lirohen nga infeksioni.

Këto lloje studimesh, janë përdorur më parë në zhvillimin e mëtjeshëm të trajtimeve për sëmundjet sikurse malaria, tuberkulozi, tifoja, kolera dhe gripi.

“Kur të riinfektojmë këta pjesëmarrës, ne do të dime saktësisht se si ka reaguar sistemi i tyre imunitar ndaj infeksionit të parë të COVID-19, saktësisht kur ndodh infeksioni i dytë, dhe saktësisht sasinë e virusit të cilin e kanë pranuar”, tha krye-hetuesja, dhe njëherësh profesoresha, Helen McShane. /Telegrafi/