Site icon Telegrafi

Në kuadër të lëndës me zgjedhje për klasat 1, 2 dhe 3, “Dukagjini” prezanton “Edukimi për shëndetin”

Për vitin shkollor 2024/25, listës së librave edukativë të shtëpisë botuese “Dukagjini” do t’i shtohet seria “Edukimi për shëndetin”:

Klasa e parë – Hapat e mi të parë drejt shëndetit

Klasa e dytë – Shprehi të mira, fëmijë të shëndetshëm

Klasa e tretë – Të rritemi të shëndetshëm

Duke filluar nga mosha 6-vjeçare, fëmijët duhet të mësojnë shprehi të mira, si: larja e duarve, mirushqyerja, rëndësia e aktivitetit fizik, siguria, rëndësia e shëndetit mendor dhe atij emocional, të cilat janë shumë të rëndësishme për rritje të shëndetshme e parandalim të sëmundjeve.

Këto mësime janë veçanërisht të rëndësishme për këto klasa, kur fëmijët janë në një fazë kritike të zhvillimit dhe janë më të prirë të krijojnë shprehi që do t’i shoqërojnë gjatë gjithë jetës.

Pikërisht këtë synim kanë librat “Edukimi për shëndetin”, të cilët përfshijnë informacione, aktivitete, lojëra etj., dhe, mbi të gjitha, karakterizohen nga një gjuhë e afërt dhe e përshtatshme për fëmijët. 

Të tre librat shoqërohen edhe nga librat e mësuesit/es.

 

Exit mobile version