Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë (IKSHPK) ka njoftuar se ka vdekur edhe një person i infektuar me coronavirus, duke e çuar kështu në pesë numrin e viktimave nga COVID- 19 në Kosovë.

Sipas njoftimit të IKSHPK, nga data 08 shkurt deri më 07 prill 2020, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 2.352 mostra të dyshimta në virusin SARS-CoV-2 dhe prej tyre, pozitive rezultojnë gjithsej 184 me 5 raste të vdekjes, të cilët kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese.

Rasti i fundit nga Klinika Infektive me sëmundje shoqëruese infiltrim pulmonar, diabet tip 2, nefropati diabetike, tumor i gjëndrës mbiveshkore të majtë, hipertension arterial dhe obezitet, përcjell Telegrafi.

Edhe 14 raste të reja, shkon në 184 numri i të infektuarve me coronavirus në Kosovë Edhe 14 raste të reja, shkon në 184 numri i të infektuarve me coronavirus në Kosovë

Ndërsa, më 07 prill 2020, nga mostrat e marra për testim në virusin SARS-CoV-2, 19 persona kanë rezultuar pozitive (në tre turne testimi). Kurse janë shëruar edhe gjashtë pacientë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 30.

Me shifrat e fundit, sipas IKPSHK-së, numri i të infektuarve në Kosovë shkon në 184, ndërsa i viktimave është pesë./Telegrafi/