LAJMI I FUNDIT:

Në Kosovë, 4,020 raste aktive me coronavirus

Në Kosovë, 4,020 raste aktive me coronavirus

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik ka bërë të ditur se numri total i rasteve pozitive në coronavirus është 10.419 raste nga 41.152 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 341 raste të vdekjes.

IKSHPK thekson se numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 6.058 raste, kurse numri i rasteve aktive është 4.020.


Ndryshe, një ditë më parë ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj ka treguar se mund të ketë sërish mbyllje, por duke u munduar ta ruajnë shëndetin mendor dhe mirëqenien sociale të secilit.

“Asnjëherë nuk e përjashtojmë mbylljen sërish, nëse nuk iu përmbahemi masave mbrojtëse ndaj COVID-19. Na nevojitet një mbyllje që shtatori të na gjej më mirë. Një mbyllje duke u munduar ta lejojmë zhvillimin e jetës, por me kufizime të orareve të lëvizjes, që planifikohet të bëhet brenda këtij muaji”, ka thënë Zemaj.