LAJMI I FUNDIT:

Në Klinikën Infektive po trajtohen 47 pacientë, dy në gjendje të rëndë

Në Klinikën Infektive po trajtohen 47 pacientë, dy në gjendje të rëndë

Klinika Infektive e QKUK-së njoftoi se edhe dy pacientë të tjerë me COVID-19 janë në gjende të rënduar dhe me respiratorë, ndërsa dy raste janë në mjekim intensiv.

“Në Klinikën Infektive të QKUK-së, sot me datë 6 prill 2020 janë të hospitalizuar gjithsej 47 pacientë me Covid-19, derisa klinika është në pritje të rezultateve edhe për 2 raste të tjera, derisa gjithsej 6 raste kanë rezultuar negative në Covid-19.


Gjendja e pacientëve është si vijon:

Nga 47 pacientët e infektuar me Covid 19:

• 40 pacientë janë në gjendje stabile,

• 5 pacientë kanë nevojë për oksigjenoterapi dhe përkujdesje intensive

• Në mjekimin intensiv janë në gjendje të rëndë dhe në ventilim mekanik dy pacientë”, thuhet në njoftim.

Shënohen edhe dy viktima nga coronavirusi, shkon në tre numri i të vdekurve në Kosovë
Lexo po ashtu Shënohen edhe dy viktima nga coronavirusi, shkon në tre numri i të vdekurve në Kosovë

Nga njoftimi paraprak, është bërë e ditur se, sot më 06 prill, në Klinikën Infektive në Repartin e Mjekimit Intensiv kanë ndërruar jetë dy pacientë me Covid 19.

Sa i përket stafit të Klinikës Infektive, nuk ka raste të reja të infeksionit brenda-spitalor, përpos 4 infermiereve të infektuara më parë të cilat janë në gjendje të mirë shëndetësore; tri infermiere janë të hospitalizuara në klinikë, ndërsa njëra është e vetizoluar në shtëpi. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Kryesuesja në KS të OKB-së përplaset ashpër me Vuçiqin për minutat e fjalimit

Kryesuesja në KS të OKB-së përplaset ashpër me Vuçiqin për minutat e fjalimit

Lajme
Përplasja e SHBA-së me Rusinë në KS të OKB-së: Nuk mund të ndryshoni historinë e intervenimit të NATO-s në Kosovë

Përplasja e SHBA-së me Rusinë në KS të OKB-së: Nuk mund të ndryshoni historinë e intervenimit të NATO-s në Kosovë

Lajme
Gjykimi për vrasjen e trefishtë në Gllogjan, dëshmitari tregon se çka i kishte thënë i akuzuari në natën kritike

Gjykimi për vrasjen e trefishtë në Gllogjan, dëshmitari tregon se çka i kishte thënë i akuzuari në natën kritike

Drejtësi
Katër të mbijetuara të luftës nuk u lejuan të futeshin në sallën e KS të OKB-së, Osmani refuzoi pjesëmarrjen derisa lëshoi pe protokolli

Katër të mbijetuara të luftës nuk u lejuan të futeshin në sallën e KS të OKB-së, Osmani refuzoi pjesëmarrjen derisa lëshoi pe protokolli

Lajme
Mijëra euro kursime, banesa, e shtëpia - çfarë pasurie posedojnë kryetarja e Gjykatës Kushtetuese dhe gjashtë gjyqtarët tjerë?

Mijëra euro kursime, banesa, e shtëpia - çfarë pasurie posedojnë kryetarja e Gjykatës Kushtetuese dhe gjashtë gjyqtarët tjerë?

Lajme
Mot me shi - mundësi për vërshime në disa zona

Mot me shi - mundësi për vërshime në disa zona

Lajme
Kalo në kategori