Rreth 5 kilometra nga qyteti i Shkodrës ndodhet fshati Kuç, në hyrje të të cilit gjendet e braktisur, dhe thuajse e rrënuar, ish qendra e antenave të Radio Shkodrës, ndërtuar pas vitit 1970. Fusha përpara kësaj qendre dyshohet se është një nga zonat, ku diktatura groposte në fshehtësi viktimat e saj.
Përfaqësues të Shoqatës së ish të përndjekurve politikë ishin të enjten në mjediset e braktisura të kësaj qendre. Drejtuesi i shoqatës, Zenel Drangu, i tha Zërit të Amerikës, se po bëhen përpjekje për të mbledhur dëshmi të reja mbi personat e ekzekutuar, të cilëve ende nuk u dihet vendi i varrimit.
“Ky ka qenë një vend i sigurtë, sepse ka qenë i rrethuar me tela me gjemba dhe nuk kanë patur mundësi njerëzit të zbulojnë se këtu janë vrarë dhe pushkatuar njerëz të ndryshëm që kanë qenë kundërshtarë të regjimit. Ndër ta, prej burgut të Qafë Barit, kanë sjellë këtu Tom Ndojën dhe Sokol Sokolin dhe i kanë varrosur, po në këtë vend. Dhe të tjerët janë kapur në postën kufitare; Dhurata Sokoli dhe Elez Kraja, të fejuar, të cilët janë nisur me u arratisë në vitet ’90”.
Banori i fshatit Kuç, Xhavit Lohja, thotë se, pas 18 vitesh burgim për tentativë arratisje, kur u kthye në fshat, e gjeti të ndërtuar qendrën e antenave të radios dhe të ruajtur me ushtarë, ashtu siç ruhej edhe burgu ku ai kaloi vitet e tij të rinisë.
“E kam gjetë të rrethuar radiostacionin me trupa roje. Këtu ka qenë tamam si kampi për të burgosur. Ashtu asht rujt ky vend. Familjarët e mi dhe ndonjë banor thonin se këtu groposen njerëz që i vrasin dikund. Se këtu, nuk i sillnin me i pushkatu. I pushkatojshin diku tjetër dhe i bijshin me i varrosë. I groposshin ma mirë me thanë, se ata nuk kanë ditë me varrosë kend”.
Prej disa muajsh, ish të përndjekurit politikë të regjimit komunist po bashkëpunojnë me Autoritetin për Informimin mbi Dosjet e ish Sigurimit të Shtetit dhe Komisionin Ndërkombëtar për të Zhdukurit për gjetjen e personave të zhdukur në komunizëm, të ekzekutuar apo që kanë vdekur në hetuesi dhe burgje, të cilëve, edhe pas 30 vitesh nga rrëzimi i komunizmit, ende nuk u dihet vendvarrimi. Drejtuesi i Shoqatës së ish të burgosurve politikë, Zenel Drangu, thotë se, deri tani, janë përcaktuar të paktën tre vendvarrime të kundërshtarëve politikë të ekzekutuar në komunizëm.
”Ne kemi evidentuar 401 persona, që janë pa varr. Dhe, ka mundësi, që një pjesë e tyre të gjenden, sepse vendi asht tek ish artistikja, ku janë rreth 10 vetë aty që janë vra, dhe tek vorret e Rrmajit”.
Gjatë 30 viteve të fundit janë bërë përpjekje të herëpashershme, kryesisht nga familjarët, për zbulimin e vendvarrimit të kundërshtarëve politikë. Deri tani nuk ka një të dhënë të saktë për numrin e personave, të cilëve u është gjetur vendvarrimi. Ndërkohë, si Autoriteti për Informimin mbi Dosjet e ish Sigurimit të Shtetit, ashtu edhe Komisioni Ndërkombëtar për Gjetjen e të Zhdukurve, deklarojnë se rreth 6 mijë njerëz u zhdukën gjatë regjimit komunist./VOA
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëBujar Osmani shpall fitore: Dallimi është mbi 40 mijë vota
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova
Rezultatet me 65% të votave të numëruara: Siljanovska në epërsi me mbi 100 mijë vota ndaj Pendarovskit
Arrestohet personi që shkaktoi dy aksidente dhe sulmoi fizikisht vozitëset në Prishtinë
A do të votojë Ukraina pro anëtarësimit të Kosovës në KiE, flet deputeti Oleksandr Merezhko
Numërohen 75% e votave në Tetovë, këto janë rezultatet
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
E jotja është mu koncentru, e karriges Gaming me t’rahatu
Karrige që ta relakson mendjen dhe trupin
Knaqja zemrën vetit: Bli fustanin me zbritje në Melodia Px
Autobusi bon me t’ik, a kjo bluzë me zbritje hiç kërqysh!
Sako nga MelodiaPx që t’shton vetëbesim!
Më të lexuarat
A u vodh Barcelona në El Clasico? Cafu deklarohet shkurt dhe qartë
Dëshmitarja që pa vrasjen e gazetares britanike në vitin 1999, pretendon se pas këtij akti qëndron serbi i njohur si Legia
"Ish-gjyqtari më i pasur në botë", është pronari i dy super bizneseve dhe ka pasuri neto më shumë se Mike Tyson
Gazetari britanik tregon nëse mund të ketë luftë në Kosovë dhe Bosnjë
Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal
"O Bes Kallaku", reagimi epik i Xhensilës kur fansat i përmendin ish-partnerin në koncert