LAJMI I FUNDIT:

Në Izrael vazhdojnë protestat kundër Netanyahut, pavarësisht bllokimit mbarëkombëtar për shkak të pandemisë

Në Izrael vazhdojnë protestat kundër Netanyahut, pavarësisht bllokimit mbarëkombëtar për shkak të pandemisë

Në Izrael vazhdojnë protestat kundër kryeministrit Benjamin Netanyahu pavarësisht karantinës së shpallur për shkak të coronavirusit.

Mijëra protestues në formën e kolonave nga qytete të ndryshme të vendit u mblodhën përpara rezidencës kryeministrore në Kudsin Perëndimor.


Protestuesit shpeshherë brohorisnin me sloganin “Bibi (Netanyahu) kthehu në shtëpi” dhe ftuan kryeministrin të japë dorëheqje për shkak të gjykimit të tij për korrupsion dhe keqmenaxhimin e procesit të COVID-19.

Ndërkohë ka tërhequr vëmendjen se disa protestues mbanin të veshur bluza me mbishkrimin “Kryeministri i krimit” si dhe hapën pankarta me shkrimet “Të jesh i sëmurë në demokraci është më mirë se të jesh i shëndetshëm në diktaturë”.

Policia bllokoi rrugët që dalin në sheshin ku zhvillohet protesta dhe bëri njoftime të shpeshta duke paralajmëruar protestuesit që të kenë kujdes distancën fizike.

Ka rënë në sy se disa protestues kishin marrë me vete shiritë për të zbatuar rregullat e distancimit fizik.

Prej më shumë se 4 muajsh në Izrael mbahen protesta për dorëheqjen e Netanyahut për shkak të gjykimit të tij për korrupsion dhe keqmenaxhimin e procesit të COVID-19.

Kabineti i kryeministrit izraelit kërkoi të kufizojë protestat me arsyetimin e karantinës por parlamenti e kundërshtoi këtë. /KP/

Në trend Botë

Më shumë
Reagimi me një fjalë i ministrit izraelit – detaje dhe pamje, minutë pas minute, rreth ‘hakmarrjes’ së Izraelit ndaj Iranit

Reagimi me një fjalë i ministrit izraelit – detaje dhe pamje, minutë pas minute, rreth ‘hakmarrjes’ së Izraelit ndaj Iranit

Botë
Izraeli e njoftoi në minutën e fundit SHBA-në për sulmin ndaj Iranit

Izraeli e njoftoi në minutën e fundit SHBA-në për sulmin ndaj Iranit

Azia

"Iranianët janë shumë të frikësuar"

Botë
Ai e shëtiste me veturën e shtrenjtë një të pastrehë meksikan - nuk e kishte ëndërruar që videot e tij do të ishin shkaktar i një bashkimi familjar

Ai e shëtiste me veturën e shtrenjtë një të pastrehë meksikan - nuk e kishte ëndërruar që videot e tij do të ishin shkaktar i një bashkimi familjar

Amerika Latine
Një fshat i vogël është bërë i famshëm në Itali: Atje dielli nuk bie kurrë, por vendasit kanë një ide gjeniale

Një fshat i vogël është bërë i famshëm në Itali: Atje dielli nuk bie kurrë, por vendasit kanë një ide gjeniale

Evropa
Sulmi izraelit, iranianët pretendojnë se “shpërthimet ishin si fishekzjarre

Sulmi izraelit, iranianët pretendojnë se “shpërthimet ishin si fishekzjarre"

Botë
Kalo në kategori